Tre formulat e negociatave PD-PS

Dita

Janë 3 formula mbi të cilat PD, PS e LSI po negociojnë për emërimet e njerëzve në institucionet e reja të drejtësisë. Lufta e madhe bëhet për 5 anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Një variant është ai që emrat të përzgjidhen nga organet e pavarura dhe të filtrohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një organ i ri ky që krijohet. Në këtë mënyrë Parlamenti detyrohet të bëjë një përzgjedhje mes kandidatëve më të kualifikuar dhe jo të emëruarve politikë.

Formula tjetër i jep të drejtën çdo deputeti të votojë vetëm për një nga pesë kandidatët e këtyre institucioneve. Opozita, duke përqendruar votat në zgjedhjen e një ose dy kandidatëve, siguron përfaqësimin në to.

Ndërsa shumica do të mbështesë tre kandidatët që mbeten.

Formula e fundit ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve, një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga “lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5-at.

Nga ana tjetër, në draftin që do të miratohet nesër në komisioni e reformës në drejtësi, janë bërë reduktime të dukshme të propozimeve të PD, PS dhe ekspertëve të huaj të miratuara gjatë shqyrtimit nen për nen.

Pranohen kërkesat e PD për të hequr Gjykatën e Lartë Administrative dhe Tribunalin Gjyqësor. Ndërsa është reduktuar dukshëm neni për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose siç njihet ndryshe Njësia e Posaçme anti-korrupsion nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Kompetencat e kësaj Prokurorie, detajet e strukturës dhe zgjedhja e saj do të përcaktohen në ligjin e Prokurorisë.

Po ashtu është hequr nga paketa e ndryshimeve kushtetuese kriteri ndalues për mospasjen e një dënimi penal për funksionaret në sistemin e drejtësisë.

Drafti përfundimtar i reformës në drejtësi, me ndryshime, do të dorëzohet nesër në komisionin e posaçëm parlamentar, ku edhe pritet të miratohet në tërësi.

Share This Article
9 Comments
  • Me nje fjale lesh me qime.Politika vendos akoma.Sala qenka shume i forte se bashku me ilir Meten,ambasadoret,jo me shume se legena.

  • Do fitojë formula që mbron interesat e oligarkisë së majmur nga abuzimet me pushtetin gjatë këtyre 20 e ca viteve.

  • Ku jane dredhite e Sali Vicidolit ?? Lufta e tij perqendrohet te mos denimi i tij,i familjes se
    tij ne radhe te pare,pastaj vijne miqt e tij,dinas-
    tia e tij dhe klani gjitheperfshires,i bandes se tij
    mafioze,vrastare,kriminele,agjenturore,antikom-
    betare ,atdheshitese,plackitese,hajne,grabitese…!
    Shkurt ky mal me krime qe rendon mbi te dhe banden
    e tij te exonerohet dhe ky te dali paq nga 21. Janari,
    Gerdeci,Deti,R.Hoxha,e mijra te tjere qe ky kriminel i
    ka cuar ne ate bote ku heret apo vone do te shkoje
    edhe vete por ky qafir nuk e di dhe as e imagjinon qe
    haracet e tij do t’paguajne pasardhesit e tij femite,niperit
    dhe mbesat dhe mos kujtojne se shqiptaret do t’i lejone
    te ikin paq nga ky vend. Historia do ta thote me ne fund
    fjalen e saj.

  • Ne shqipëtarët nuk bëjmë dot shtet . S’jemi të zotë dhe pikë !
    100 vjet s’mjaftuan për të kuptuar këtë ?!

  • PRA KRISMA NUK KA PASUR DHE REFORMA NE DREJTESI VDIQ . VARRIMI I BEHET NESER., SIPAS PROTOKOLLIT TE KOMISIONIT TE POSACEM PARLAMENTAR .
    E. RAMA , ASHTU SI KA VEPRUAR DERI TANI PER GJITHECKA , IU NENESHTRUA KRYEBANDITIT TE DELEGUAR NGA UDB-ja , BERISHOVICIT.
    EDI RAMA , NUK ESHTE SHQUAR NDONJE HERE , AS PER ZGJUARSI E MENCURI , AS PER GUXIM E TRIMERI , POR VEC PER MEFSHTESI E LLOGJE.

  • Turp ,ndryshimet qe behen i vene minat reformes,asnje ndryshim,te hidhet ne referendum,te vendose Populli ,perse te mos denohen ata qe kane vjedhur ,qe kane dhene vendime te gabuara,qe nuk justifikojne pronat etj.perse te fuse duart politika ne nje pushtet te pavarur,

  • Qytetaret shqiptare e kane te qarte qe “Reforma ne Padrejtesi” eshte si pazari i kafsheve dhe secila Parti e para PD e Kriminelit Saleh e me rradhe LSI e Like Floririt dhe PS e gjatovillos palloshi dy metrash Corapekuqi Edi, kerkojne secili pjesen e tyre, ku ishit asgjekundi , cfare bete asnjegje, sic ka qene do te jete.
    Ketej llomotisin se nuk kane pune Politika dhe Partite, nga ana tjeter Salehi kerkon te vendos ne sistemin e drejtesise Shqupasit e tij te kete vazhdimesine e drejtimit te tyre, turp per BE dhe Ameriken.

  • Qytetaret shqiptare e kane te qarte qe “Reforma ne Padrejtesi” eshte si pazari i kafsheve dhe secila Parti e para PD e Kriminelit Saleh e me rradhe LSI e Like Floririt dhe PS e gjatovillos palloshi dy metrash Corapekuqi Edi, kerkojne secili pjesen e tyre, ku ishit asgjekundi , cfare bete asnje gje, sic ka qene do te jete.
    Ketej llomotisin se nuk kane pune Politika dhe Partite, nga ana tjeter Salehi kerkon te vendos ne sistemin e drejtesise Shqupasit e tij te kete vazhdimesine e drejtimit te tyre, turp per BE dhe Ameriken.

  • Perseri Drejtesia do te varet nga raportet e partive politike.
    Rrofte kompromisi Berisha-Rama i 23 Prillit 2008;
    Rrofte kompromisi i ndarjes se pushteteve Berisha-Rama -Meta i 23 Qershorit 2013!
    Poshte populli gomar shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *