Tre golat më të bukur të mbrëmjes në Champions League

Leda Hysa

Në 8 ndeshjet e mbrëmjes së të martës në Champions League u shënuan 30 gola.

Më poshtë, ju sjellim 3 golat më të bukur të kësaj nate fantastike të futbollit evropian.

Son (Tottenham)

Son shënoi 2 gola në fitoren 5-0 të Tottenham ndaj Crvena, por goli i tij i dytë personal erdhi pas një aksioni të bukur të anglezëve, që u finalizua nga sulmuesi.

Corentin Tolisso (Bayern Munchen)

Mesfushori francez shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Olympiakos. Një e djathtë e fortë në hyrje të zonës nuk i la asnjë shans portierit, me topin që përfundoi aty ku takohet shtylla me traversën.

Paulo Dybala

Sulmuesi i Juventusit përmbysi me dy golat e tij rezultatin e ndeshjes ndaj Lokomotivës së Moskës. Goli i barazimit ishte një magji e vërtetë nga jashtë zone. Portieri as nuk lëvizi.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *