Tre grabitje në një ditë

Elton Tafaruci

Grabitet Banka

Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare është thyer dhe është grabitur në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Grabitësit kanë mundur të marrin një shumë rreth  21 milion lekësh të reja.

Persona të paidentifikuar kanë mundur të çajnë murin e bankës, duke hyrë nga një lokal që ndodhet në katin e nëndheshëm në të njëjtin objekt ku ndodhen zyrtat e bankës.

Nga hetimet e kryera nga policia dyshohet se autorët kanë nisur punën e tyre në lokalin e nëndheshëm që prej ditës së premte pasdite, kur bankat e nivelit të dytë mbyllin zyrarisht punën në fund të javës.

Më pas personat kanë mundur të çajnë murin në tre pozicione të ndryshme duke mbërritur deri tek kasaforta prej çeliku. Për të mbërritur deri aty grabitësit mendohet se kanë përdorur dalta, çekiçë, apo edhe mjete prerëse dhe salduese me nxehtësi, për të hapur kasafortën.

Ekspertet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Dyshimet e policisë janë se personat mund të kenë pasur bashkëpunëtorë nga punonjësit e bankës.

Ajo që kanë vënë re hetuesit është fakti se muri i bankës është çarë në një pjesë ku ai ka qenë thuajse tërësisht i amortizuar

 

Grabitet kasaforta e pikës së karburantit

Një kompani e shpërndarjes së karburantit “Alb Gaz” ka rënë pre e një grabitje, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se dy persona kanë grabitur kasafortën e kësaj kompanie.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës në periferi të Tiranës, në kufi me Fushë- Krujën, në zonën e Fushë-Prezës.

Në kasafortë dyshohet se ndodheshin një shumë e konsiderueshme parash të firmës së gazit. Bëhet me dije se janë grabitur 6 milionë lekë.

Dy autorët e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim nga policia, lëviznin me një makinë tip Benz ngjyrë të zezë. Pas grabitjes ata kanë thyer kamerat e sigurisë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Grabitet një pikë transferte parash

 

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur paraditen e kësaj të hëne në rrugën e vjetër që lidh Tiranën me Fushë Krujën. Nga të dhënat e fundit mësohet se dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë parash.

Për momentin nuk dihet shifra e saktë, por forcat e policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga dëshmitë e para të mbledhura rezulton se grabitësit janë larguar në bordin e një automjeti tip “Benz” pa targa, pa mundur të preknin kasafortën e pikës së këmbimit.

 

Share This Article
5 Comments
  • Te gjithe autoret e ketyre krimeve te shem,tuara,qe mbajne ne tension krejt vendin,jane njerez te kategorise
    se “trimave te Mamurrasit” , ne sherbim te bajraktarit
    bandit te Vicidolit. Per kete , nuk duhet pasur as dyshimi me i vogel .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *