340 kg marijuanë janë kapur sot në Sarandë, në kufi me Greqinë. Droga është sekuestruar në vendin e quajtur Sajadhe, në kufi me fshatin Çiflik të Sarandës. Lënda ishte ngarkuar në një makinë tip fuoristradë dhe ishte mbuluar me ushqim kafshësh. Policia greke, pas kontrollit të ushtruar ka gjetur 317 pako me 339 kg marijuanë. Mësohet se është arrestuar shoferi i mjetit, një shtetas grek rreth të tridhjetave.
Ndërkohë, gjatë një tjetër kontrolli shumë pranë vendit të ngjarjes së parë, dy shtetas të tjerë grekë janë arrestuar, pasi në makinën e iu gjet një sasi marijuane. Të dy djemtë e moshës 25 dhe 26 e kishin ngarkuar lëndën në afërsi të fshatit Çiflik, ku kishte mbërritur duke u transportuar me mushka.