“Tre kalorësit” e gabuar

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

I dashur Thano! Jam një lexues i rregullt i gazetës Dita. E lexova me interesim të veçantë shkrimin e botuar, i cili tërheq vëmendjen mbi mundësinë e “dhënies jetë të një lëvizjeje politike të ekstremit të majtë në Shqipëri”! Termi “Lëvizje e ekstremit të majtë”, apo një “lëvizje e nevojshme politike” në Shqipëri, kjo më tepër do të ishte një çështje nuancimi linguistik, prandaj s’po ndaloj këtu. Ajo që do doja të vija miqësisht në dukje, është se “tre kalorësit” që përmend si mëtues të një alternative të re politike, ndoshta s’janë gjetur tamam. E thoni vetë se “për të pasur sukses, nuk mjafton të jesh inteligjent. Duhet edhe personalitet”! Unë mendoj se gazetari Bushati nuk ka asnjë prej tyre (dinakërinë s’e quaj inteligjencë), ndërsa Lubonja inteligjent, po ndoshta s’e ka personalitetin e duhur. Mbetemi tek i treti, që pa mëdyshje, i ka të dyja! Dhe nga larg e krejtësisht në pozita subjektive, them se ndër “miqtë me këllqe të Blushit për të ngritur e sidomos mbajtur në këmbë në Shqipëri një parti radikale si ajo në Itali apo një parti ekstremiste si ajo në Greqi”, ka rreth e qark plot të tillë.

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi dhe rezultati i tyre i pritshëm, janë një moment tejet domethënës dhe që shtyjnë për reflektim! Shkrimi juaj më duket pikërisht një reflektim serioz e me vizion, i një qytetari e analisti të ndershëm. Ju uroj e përshëndes miqësisht!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *