Tre kapitenë bëhen bashkë dhe i shkruajnë FIFA-s: Edhe Guerrero në Botëror

DITA Online

 

Mile Jedinak, Hugo Lloris dhe Simon Kjaer do të jenë kundërshtarë të ashpër pas një muaji në Botërorin e kësaj vere, por kur duhen 3 javë nga premiera e tyre, janë bashkuar në një kauzë të veçantë.

Kapitenët e Australisë, Francës dhe Danimarkës i shkruan një letër FIFA-s për t’i kërkuar ngrirjen e dënimit për një rival që ata do të kenë në turne, yllin e Perusë, Paolo Guerrero që është pezulluar 14 muaj për përdorim kokaine.

Peruja është rikthyer në vitrinën e futbollit Botëror pas një mungese 36-vjeçare, por dënimi i sulmuesit energjik i ka prishur llogaritë. Një luftëtar në emër dhe po kaq në fushë, simboli i përfaqësueses së Andeve aktualisht te Flamengo, po e paguan më shtrenjtë se parashikimi, dënimin për kokainë.

Në një moment të parë dënimi ishte vetëm 6 muaj, çka do t’i lejonte Guerreros të luante në Botëror. Por rishikimi i rastit e shtoi dënimin e futbollistit.

Peru është në grup me Australinë, Francën dhe Danimarkën. Kapitenët e këtyre ekipeve dhanë vërtet shembull respekti me letrën në FIFA.

“Besojmë se është e padrejtë që Guerrero të përjashtohet nga ajo që do të ishte pika kulmore e karrierës. Kërkojmë mirëkuptim për këtë nga FIFA, dhe të lejohet të luajë”, thuhet në letër.

Guerrero apeloi më parë duke thënë se ai nuk ishte në dijeni për substancën e marrë, pasi siç ai pretendonte ia kishin hedhur në një pije, në hotelin ku qëndronte.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *