Tre kolumbianë për Kukësin, dy do të provohen

redaktor

Firma me Gledi Micin ishte dhurata e parë e presidentit Safet Gjici për merkaton e janarit, por jo e fundit. Numri një i klubit verilindor po bën të gjitha përpjekjet për të afruar në skuadër lojtarë cilësorë kryesisht nga tregu i huaj, që do të bënin diferencën në Kategorinë Superiore në funksion të objektivit titull.

Burime pranë nënkampionëve të Shqipërisë zbulojnë se është rënë parimisht dakord me kolumbianin Harold Reina, i cili vjen nga radhët e Apollon Limassolit në kampionatin qipriot. 24-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës gjatë fazës përgatitore në Turqi, dhe pritet të ketë impakt të menjëhershëm në fazën sulmuese.

Por Harold nuk është kolumbiani i vetëm që do të vihet nën urdhrat e Artim Shaqirit. Në Antalia verilindorëve do t’u bashkohen për një periudhë prove edhe dy futbollistë të tjerë kolumbianë, Youleys Mena dhe Camilo Rosero, përkatësisht 23 dhe 20 vjeç. I pari vjen nga Indipendiente Medellin, ndërsa i dyti nga Deportivo Cali, të dyja skuadra të kampionatit kolumbian. Sigurisht fjalën e fundit për lojtarët në provë do ta thotë stafi teknik, që kërkon vetëm lojtarë që bëjnë diferencën në këtë merkato dimërore.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe Ronaldon bashke me Mesin sikur te merrni, nuk do te shpalleni dot kampione te

    Shqiperise sa te jete ne drejtimin e FSHF Armand Duka, tregetari i vezeve dhe miellit ne

    vendin tone. Luftoni te jeni ne nje nga tre vendet e para qe te mund te luani ne kompeticionet

    europiane se kampioni eshte percaktuar pa mbaruar gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *