Idetë kanë pasoja! Shqipëria ka 20 vjet që vuan pasojat e mantrës neoliberale: “Terapi shoku – Privatizo gjithçka publike – Taksë e sheshtë – Shqipëria 1 Euro.” A nuk janë të qarta pasojat e zbatimit të kësaj ideje sot? Ja faktet dëshpëruese në të paktën 3 fusha – arsim, punësim dhe shqiptarët në rajon.
Ne renditemi të fundit në Europë në testin shkollor PISA dhe analfabetizmi ka arritur shifrën alarmante 15% të popullsisë. Kemi 1 milion të papunë, nga të cilët 2/3 janë të rinj. Dhe cilësia e jetës së shqiptarëve në rajon është më e ulët se e çdo fqinji e vendi Europian. Kjo është gjendja në të cilën ka degraduar kjo ide e “dorës së fshehtë” të tregut. Shteti i sotëm shqiptar është inferior – në rastin më të mirë i tërhequr në qoshe të shoqërisë dhe në rastin më të keq i kapur nga forca jo-transparente të tregut.
Shteti – sic e shohim ne të majtët – duhet të rikthehet në qendër të jetës publike. Teksa na ndajnë 2 muaj nga zgjedhjet duhet të flasim hapur për rikthimin e fuqishëm të shtetit aty ku tregu ka falimentuar – në sigurine e qytetarëve, ofrimin e mundësive të barabarta dhe garntimin e rregullave të lojës. Ja disa sugjerime – 3 kthesa majtas – në 3 fushat e dështuara të ideve neoliberale të djathta:
1. Kthesa e parë majtas është urgjente në arsim. 512,00 të rinjtë që jetojnë në Shqipëri janë një mundësi për zhvillim – jo një barrë për shoqërinë. Dhe për një menaxhim sa më efiçent shteti duhet të kryejë besnikërisht dy funksione: ofrimin dhe rregullimin e ‘industrisë’ së arsimit. Qeveria aktuale ka dështuar në përmbushjen e të dyja këtyre detyrave. Në tregun e universiteteve private gjithçka mund të blihet, që nga notat e deri te diplomat. Janë mbi 50 universitete private në Shqipëri dhe shumë prej këtyre e kryejnë aktivitetin e ‘dorës së fshehtë të tregut’ nëpërmjet ‘aprovimit të fshehtë të qeverisë’. Rasti Bossi është fabula më domethënëse.
Nga ana tjetër, qeveria vetë-lëvdohet përditë se ka liberalizuar arsimin e lartë publik, por në fakt pabarazia në mundësitë për të hyrë në universitet është thelluar. Fakti është që kostoja vjetore e një studenti që vjen në Tiranë nga rrethet është 3,000 Euro. Kur paga minimale në Shqipëri është 22,000 lekë (157 euro) i bie që të gjitha familjet që jetojnë me pagën minimale apo me ndihmë ekonomike të mos kenë akses në universitet publike. A është ‘mundësi e barabartë’ kjo? Pra po themelojmë një shoqëri kastash ku cilido që lind i pasur ka mundësinë të shkollohet e të riprodhojë pozicionin e tij në shoqëri, e cilido që lind i varfër të mbetet ne nje spirale pamundesie ndër breza.
Vizioni ynë është ndryshe. Duhet një kthesë majtas, ku shteti – jo tregu – do të rankojmë dhe akreditojmë institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në mënyrë që çdo prind të ketë informacionin e duhur para se të vendosë se ku t’i investojë kohën dhe financat për fëmijën e tij. Propozimi ynë për bursa sipas nevojës, kredi studentore, strehim e ushqim social për të rinjtë me ekonomi modeste janë mënyra se si shteti solidar i jep ‘muskul’ më të dobtit që të ketë të njëjtin shans si më i privilegjuari për të qenë i suksesshëm.
2. Kthesa e dytë majtas lipset në politikat e punësimit. Janë 1 milion të papunë që tregojnë se tregu i punës nuk po funksionon. Fare! Nga 2005a gjer sot kanë humbur punën -51,000 shqiptarë. Sot përbëjmë një rast të rrallë të asaj që quhet ‘negative employment groëth’ – rritje ekonomike ku njerezit humbasin punen.
Fuqia blerëse e familjeve shqiptare ka rënë ndjeshëm. Rritja e varfërisë është shoqëruar me një thellim të hendekut mes të varfërve dhe të pasurve, e kjo vërëhet që në moshë fare të vogël. Asgjë nuk e shpreh më mire këtë sesa një studim i UNICEFit që dëshmon pabarazinë endemike që zbulon se “19% e fëmijëve më të varfër në Shqipëri janë nën peshë, ndërsa 22% e fëmijëve janë mbipeshë.” Kjo pabarazi kulminon tek të rriturit ku sipas Bankës së Shqipërisë “5% e klientëve zotërojnë 50% të depozitave, dhe 95% të të tjerët gjysmën tjetër”. E prej pabarazisë vetëm një gjë vjen me siguri, shtimi i krimeve. Sipas shifrave zyrtare, në Shqipëri numri i krimeve në vit është rritur nga 8,226 në 2005 në 20,688 më 2012. Jo pa shkak, industria e vetme që po lulëzon është ajo e rojes private për njeriun, banesat dhe biznesin.
“Taksa e sheshtë” e “Shqipëria 1 Euro” ishin ide me pasoja! Thellësisht negative. U pasuruan pak vetë, e u varfëruan shumica! Në të tilla raste dështimi në punësimin e qytetarëve, shteti duhet të luajë rolin e tij si punësues i drejtpërdrejtë. Si shembull për këtë shërben Depresioni i Madh ekonomik i 1929-1933, krizë e cila u tejkalua vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë e cila punoësoi miliona qytetarë anë e mbanë vendit në punë publike. Kjo është kthesa majtas që duhet të ndodhë pas 23 Qershorit – rrisim numrin e të punësuarve në iniciativa publike si projekti ynë për Korpusin i të Rinjve sipas modelit ‘Americorps’ për mësuesinë në zonat periferike, orët e sportit apo të këshillimit në shkolla me staf shtesë dhe transformimi i skemes së ndihmës ekonomike në një skeme ‘punësimi në komunitet’.
3. Kthesa e tretë majtas lidhet me ideologjinë tonë përsa i përket çështjes kombëtare. Ka një fenomen pozitiv që po ndodh në dekadën e fundit në Shqipëri – një rritje të madhe të atdhedashurisë. Ky eshte lajm i mire, por me rritjen e dashurise, a eshte “rritur” dhe atdheu? A është rritur mirëqenia ekonomike, cilësia e ushqimit e ajrit, mundësitë e arsimit e punësimit të shqiptarëve? Ende jo!
Këtu dallojmë me të djathtën nacionaliste që e sheh kombin mes skemes ‘pasaporta për vota’ duke e trajtuar shqiptarinë si një listë zgjedhore, dhe jo si një shoqëri në nevojë për zhvillim. Viktimizimi e thirrjet për ‘albanofobi’ nga e djathta shtojnë në mënyre të panevojshme inferioritetin për të prodhuar produkt electoral. E majta ndryshon. Propozimet tona për maternitetin e Preshevës, universitetin shqiptar në Mal të Zi, shkollat shqipe në emigracion – janë ‘kthesa majtas’ në cështjen kombëtare, ku shteti amë ofron mbrojtje, mundësi e solidaritet për të kompesuar diskriminimin e hendekun ekonomik mes shqiptarëve e ‘të tjerëve’.
Ne jemi të angazhuar që t’i eleminojmë barrierat doganore me Kosovën, të bashkojmë tregun turistik, dhe të nisim buxhetimin e perbashkët publik në zonat kufitare në komuna/bashki, arsim e shëndetësi – ku shqiptarët të injorojnë kufirin në favor të shërbimit publik cilësor të një shkolle apo spitali në anën tjetër. Ky është në thelb dallimi mes nesh e nacionalistëve të djathtë – ne sugjerojmë solidaritet e mbështetje, ata promovojnë viktimizimin e inferioritetin histerik elektoral.
Në fund, kthesat majtas janë konkrete, funksionojnë e burojnë prej përvojave të suksesshme në qeverisjen tone lokale e në vendet perëndimore. Kjo rrugë e majtë – me shtetin si rregullator, si punëdhënës aktiv e si ofrues i mirëqenies për shqiptarët kudo janë – është alternativa racionale që bën sens për Shqipërinë sot. Dhe ky kthim tek ideologjia e bën më të shëndetshëm debatin publik në këto zgjedhje dhe më të qartë publikun mbi cka do të ndryshojë me kthesën majtas në 23 Qershor!

Parfum i nje prostitute politike, i nje lavirje politike, i nje k.rve politike, i nje lolite politike. Eshte kohe zgjedhjesh dhe, kush te hapi sa me shume shalet e kurverise per te treguar seksin, erotizmin politik si manipulim per mastrubim vote. Nuk jane fjale percmuese! Aspak! Hic fare! Me ate qe po i beni ketij populli, te gjithe politikanet lavir-e te te gjitha ngjyrave. Kam te gjith drejten e zotit te ju quaj me fjale te tilla: K.rva, k.rvari, horri, lavirja, prostituta, lolita, texhalja, rruspia, shker..ata, jane te gjitha sinonime nencmuese e percmuese per tradhti morale e principesh e per dopel moral. Bastarde e bij bastardesh.
Te gjithe jane hajdute me nam, mendojne vetem per vete.