Tre kuksianë marrin peng kosovarin për 6 mijë euro

anazapta

Një shtetas kosovar është marrë peng nga tre persona në Kukës, të cilët kanë kërkuar në këmbim të lirimit të tij shumën 6 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në fshatin Shtiqën të Kukësit, ku është marrë peng Flamur Curri, nga Kosova. Sipas informacioneve, gjobëvënësit kanë qenë të armatosur me dy automatikë dhe një pistoletë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë RENEA, pasi kanë marrë informacionin, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë tre pengmarrësit: Ardian Muja, Shkëlzen Duraku dhe Lumis Gashi.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *