Tre makina janë përfshirë në një aksident të shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.
Njëra nga makinat është kthyer përmbys.
Në aksident është përfshirë edhe një makinë e Policisë dhe një autoshkollë.
Deri tani flitet për tre persona të lënduar, mes tyre edhe një efektiv policie.
Informacione ende të pakonfirmuara tregojnë se një nga automjetet ka qenë në ndjekje nga Policia.
Në bagazhin e makinës jane gjetur disa targa.
j.l./ dita
