Tre mijë persona në lamtumirën e fundit shqiptarit të masakruar për xhelozi

Dita

Dy balona të bardha u lëshuan në qiell dhe një duartrokitje e fuqishme ka shoqëruar arkivolin e bardhë të Ismail Lullit, jashtë kishës së Santa Maria Extra Muros. 3 mijë vetë, kryesisht të rinj, kanë marrë pjesë mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit shqiptar që u vra nga dy shokët e tij bashkëkombas.

Të pranishmit kanë vendosur lule të bardha mbi arkivolin e të riut, teksa ai përcillej në banesën e fundit në varrezat Sant’Angelo, në lokalitetin Pezaro të Urbinos.

E vështirë më shumë ka qenë për prindërit, shokët e klasës dhe miqtë e viktimës të cilët nuk mundën ti mbanin dot lotët teksa i dhane lamtumiren e fundit njeriut te tyre te shtrenjte.

Brenda kishës kishte edhe police, prefekti, koloneli Antonio Sommese i cili ndoqi hetimet, dhe kryetarët e shtatë komunave të Alto Metauro, sepse “kjo është tragjedia e një komuniteti të tërë”,- siç tha Kryetari i Sant’ Angelo.

image-10

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *