Tre oferta zyrtare për Ylli Shametin

Ornela

Dy ndeshje në Champions kanë mjaftuar që Ylli Shameti të ketë tri oferta zyrtare nga klube në Poloni, Moldavi dhe Qipro.

Menjëherë pas ndeshjes me Sherif Tiraspolin në “Elbasan Arena”, mbrojtësi gjirokastrit i Kukësit është takuar me trajnerin italian të skuadrës moldave, Roberto Bordin.

“Të dua patjetër në skuadër, do flas me drejtorin teknik për të bërë ofertën zyrtare”, mësohet se i ka thënë Shametit trajneri i Sherifit pas ndeshjes, teksa fillimisht e takoi në mesin e fushës e më pas biseduan për pak minuta për të shkëmbyer numrat e telefonit.

Mirëpo, nuk është vetë Sherifi që i jep një rrogë të majme mbrojtësit, pasi Visla Krakova e ka kontaktuar që pas ndeshjes së parë në Moldavi. Klubi polak, i cili është me shumë histori, ka negociuar për disa ditë me lojtarin, por duket se probleme ka dalë mosha.

Qendërmbrojtësi është 33 vjeç dhe polakët duken të dyzuar për të bërë hapin konkret, duke plotësuar kërkesat e mbrojtësit. Nga ana tjetër, vetëm dy ditë më parë, presidenti i klubit qipriot Aris Limasol, Stavros Demosthenous, ka telefonuar direkt Shametin, duke i bërë një ofertë zyrtare.

“Të kam ndjekur në dy ndeshjet me Kukësin, dua të kem patjetër në skuadër”, i ka thënë presidenti i klubit qipriot mbrojtësit të Kukësit.

Në të njëjtën kohë, dje gjirokastriti është takuar edhe me presidentin Safet Gjici, i cili i ka ofruar rinovimin, por Shameti ka lënë gjithçka pezull. Kontrata me Kukësin i ka përfunduar dhe lojtari ka dilema./panoramasport/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *