Tre persona kanë dhunuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shefin e Stacionit të Pikës Kufitare Triport.
Sipas policisë, 49-vjeçari me iniciale S.C., është dhunuar nga tre persona, ende të paidentifikuar nga policia, pranë banesës së tij në Vlorë.
Policia theksoi se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qenë me shërbim, teksa nuk dihet nëse dhuna ka lidhje me detyrën e tij.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
