Tre programet sociale të strehimit

anazapta

1. Programe të banesave sociale me qira në të cilat përfshihen:

Banesat që ndërtohen apo blihen nga tregu i lirë nga bashkitë, ose nga organizatat e tjera jofitimprurëse, të cilat jepen me kontratë qiraje;

Banesat ekzistuese në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat janë klasifikuar nga organet e qeverisjes vendore, apo nga organizatat jofitimprurëse si banesa sociale, që mund të jepen me qira për familjet që përfitojnë bonus strehimi;

Objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të bashkive dhe janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qira, në përputhje me planin rregullues urbanistik.

2. Programi i banesave me kosto të ulët

Të cilat janë të destinuar për të disponuar në pronësi nga blerësi i ardhshëm, përkundrejt një kredie me kushte lehtësuese. Banesat me kosto të ulët kombinojnë dy faktorë: atë të çmimit të shitjes së kontrolluar me kredinë e lehtësuar nga shteti (qendror e vendor)

3. Programi i pajisjes së truallit me infrastrukturë

Ky program realizohet në toka pronë publike nënkuptohet prona e regjistruar në emër të bashkisë si rezultat i transferimit të saj nga pushteti qendror, si rezultat i blerjes nga subjekte private apo dhe si rezultat i shpronësimit për interes publik

Formula e përllogaritjes së pikëve

Për të mundësuar një trajtim sa më të drejtë dhe sa më pranë nevojave të familjeve për strehim, nisur nga numri i aplikimeve dhe bazuar në ligjin e strehimit për kategoritë që përbëjnë prioritet, sektori i strehimit paraqet për shqyrtim dhe miratim sistemet e pikëzimit për të tre programet e strehimit social, të cilat i gjeni të detajuara në tabelat. Në llogaritjet e pikëve që duhet të marrë përsipër komisioni i strehimit për familjet përfituese nga tre programet e zbatuara, përcaktohet se për të përfituar në total  aplikuesi duhet të ketë grumbulluar 100 pikë. Ndërkohë që nuk lejohet që të mblidhen brenda për brenda një kriteri pikë që kanë të bëjnë me përcaktimet që janë në ndarje të kushteve familjare dhe atyre  ekonomike. Ndërsa në rastin e kushteve sociale pikët mund të mblidhen duke respektuar një renditje të detajuar nga komisioni i strehimit ndërmjet nënndarjeve përkatëse.

1 ) Sistemi i Pikëzimit për  programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti.

Kushtet e strehimit-                              30 pikë

-Nuk disponon apartament në pronësi

-Banojnë në banesa me rrëzik shëmbjeje

-Banojnë në banesa të mbipopulluara sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi

-Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, zbatimit të një vendimi gjyqësor por edhe akt-marrëveshjeve të pazbatuara

Kushtet familjare                                             20 pikë

-Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

– Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesit shoqëror

– Familjet me më shumë se katër fëmijë

-Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç

Kushtet sociale                                                            20 pikë

-Persona me aftësi të kufizuara

-Persona me statusin e jetimit që nga çasti daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror e deri në moshën 30 vjeç

– Emigrant i kthyer

-Familjet e policëve të rënë në detyrë

-Viktimat e dhunës në familje

-Komuniteti rom dhe ai egjiptian

Kushtet ekonomike                                          30 pikë

-të ardhura nën 80% të të ardhurave mesatare

-të ardhura deri në 80%-100% të të ardhurave mesatare

-të ardhura 100-120% të të ardhurave mesatare

2) Sistemi i pikëzimit që do të përdoret për programin e banesave sociale me qira:

Kushtet e strehimit-                                          30 pikë

-Nuk disponon apartament në pronësi

-Banojnë në banesa me rrezik shembjeje,

-Banojnë në banesa të mbipopulluara sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi

-Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, zbatimit të një vendimi gjyqësor por edhe akt-marrëveshjeve të pazbatuara

 

 Kushtet familjare                                            20 pikë

– Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

-Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesit shoqëror

– Familjet me më shumë se katër fëmijë

– Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç

 

 Kushtet sociale                                                           20 pikë

-Persona me aftësi të kufizuara                                    5pikë

-Persona me statusin e jetimit që nga çasti daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror e deri në moshën 30 vjeç                                                                      2 pikë

-Emigrant i kthyer                                            2 pikë

-familjet e policëve të rënë në detyrë               5 pikë

-viktimat e dhunës në familje                          3 pikë

-komuniteti rom dhe ai egjiptian                                 3 pikë

 

Kushtet ekonomike                                           30 pikë

-të ardhura nën 80 për qind të të ardhurave mesatare

-të ardhura deri në 80 -100 për qind të ardhurave mesatare

-të ardhura 100-120 për qind të ardhurave mesatare

 

3) Sistemi i pikëzimit për trajtimin sipas programit të bonusit të strehimit

 

Kushtet e strehimit                                         30 pikë

-Nuk disponon apartament në pronësi

-Banojnë në banesa me rrezik shembje

-Banojnë në banesa të mbipopulluara sipas  përcaktimeve dhe normave në fuqi

-Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, zbatimit të një vendimi gjyqësor, por edhe të aktmarrëveshjeve të pazbatuara.

-Familje që bëhen të pastreha (shembje banesash informale, lirim objektesh, për rastet kur -zbatohen ndërtimin e veprave me interes publik.

 

Kushtet familjare                                                       20 pikë

-familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

-të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesit shoqëror

– familjet me më shumë se katër fëmijë

-Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç

 

Kushtet sociale                                                                       20 pikë

-Persona me aftësi të kufizuara                                                5 pikë

-persona me statusin e jetimit që nga çasti daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror e deri në moshën 30 vjeç                                                                                  2 pikë

-Emigrant i kthyer                                                        2 pikë

-Familjet e policëve të rënë në detyrë                          5 pikë

-Viktimat e dhunës në familje                                      3 pikë

-Komuniteti rom dhe ai egjiptian                                 3 pikë

 

Kushtet ekonomike                                                                30 pikë

– Të ardhura nën 80 për qind të të ardhurave mesatare

– Të ardhura deri në 80 -100 për qind të ardhurave mesatare

– Të ardhura 100-120 për qind të ardhurave mesatare

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *