Tre punonjës të OSHEE-së në qytetin e Korçës janë marrë nën hetim dhe janë proceduar nga ana e policisë lokale. Burime zyrtare thanë se, dy elektricistë dhe një faturistë do të përballën më ligjin pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
“A. L., 37 vjeç dhe DH. J., 60 vjeç me detyrë elektricistë pranë OSHEE-së Korçë si dhe R. I., 50 vjeç me detyrë faturuese pranë kësaj kompanie nuk kanë marrë masat për vjedhjen e energjisë elektrike tek një abonent familjar, i cili kishte kallëzuar se në shtëpinë e tij një tjetër abonent vidhte energjinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.
