Tre pyetje Veliajt

Dita

Kot nuk thonë se shpirti nuk del kur ke ndonjë pishmanllëk. E unë kam tre të tillë. Dëgjova z.Veliaj të përsëriste prapë atë 500 lekëshin. Foli e tha: “Po pse për një 500-she bëni kështu?!”

Më therrshin në grykë po e kuptoi kush se për ku e kishte fjalën kryetari! Së dyti, foli me patetizëm të theksuar për ne gjyshërit që s’kemi ku kalojmë në trotuare. Por harroi një hollësi. Me 15000 lekë të pensionit rrezik ne nuk na duhet rruga fare. Aty punon ndonjë nip a mbesë që na ndihmon me ilaçet.

Me to edhe mund të dalim ndonjë xhiro. Së treti, ai tha se nuk i kuptonte mirë kërkesat e nuk dinim çfarë kërkonim. Pse të jetë kaq “i paditur”? Një të tillë po ja them. Për një tavolinë jashtë dyqanit, jo duke zënë trotuarin, paguanim si taksë 150 leke (të reja).

Tani ti e bëre 1500 lekë. Më habit fakti si nuk e kupton z. Veliaj. Një falënderim vërtet të përzemërt për DITËN. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *