Në Elbasan nisi sot ripyllëzimi i zonës së degraduar përgjatë lumit Shushicë dhe sistemimi i shtratit të lumit Shkumbin në zonën e erozionit. Projekti është hartuar në kuadër të Moratoriumit 10 vjeçar të Pyjeve dhe Sezonit vjetor të Pyllëzimit.
Kryeministria njofton se “risistemimi, riparimi dhe ripyllëzimi” synon të mbjellë 3 mijë fidanë të rinj, kryesisht plepa dhe akacie, kostoja e të cilave është e vogël. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 2 mijë hektarësh ku erozioni ka shkaktuar dëme serioze.
Ky projekt i rëndësishëm i ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit parashikon ndër të tjera, sistemimin e shtratit të lumit pranë urës Polis, Valë dhe përgjatë rrjedhës, thellimin e shtratit të lumit, si dhe pastrimin e materialeve inerte te grumbulluara aty.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, u shpreh se masat shumëdimensionale të ndërmarra deri tani, do të jenë afatgjata, deri në rehabilitimin e plotë të sipërfaqeve të dëmtuara.
“Ne kemi filluar rehabilitimin në disa zona shumë të degraduara siç është dhe ky rast në fjalë, por për gjatë gjithë vitit, planet janë për të punuar në vijimësi”, tha ministri.
Duke e vlerësuar Moratoriumin 10 vjeçar për pyjet si të vetmen përgjigje ndaj shfrytëzimit barbar të tyre, Kryeministri Rama u shpreh se masa të tjera të rëndësishme do të ndërmerren kundër krimeve ndaj mjedisit, në mënyrë që në fund të 10 viteve Shqipëria të ketë një pamje krejt tjetër, përsa i përket ekuilibrave të natyrës.
“Ndërkohë dhe mbjellja e fidanëve për të siguruar gjithë mbrojtjen në pikat kritike dhe për tu shtrirë në të gjitha fashat e shkretuara nga sëpata e gjithë këtyre viteve, do të vazhdojnë intensivisht. Gjatë viteve të qeverisë së kaluar janë dhënë 3 leje në ditë për shfrytëzim pyjesh dhe gjithsej 2600 leje shfrytëzimi për pyje, që është një çmenduri më vete. Ndërkohë që ne në 2 vjet kemi njohur 24 kontrata”, tha Rama.
Ai paralajmëroi edhe një ligj të ri kundër krimit mjedisor. “Shumë shpejt do të kalojmë dhe paketën për Kodin Penal kundër krimit mjedisor. Me gjithë këto masa, në harkun e 5 viteve, gjerat do të vihen në kontroll të plotë dhe do të fillojë rigjenerimi dhe në harkun e 10 viteve Shqipëria do të ketë një pamje krejt tjetër, për sa i përket ekuilibrave të natyrës”, theksoi Rama. /Dita/


Equilibri i natyres??? Po LartGjatesia e Tij, VeshGjati, nuk eshte i ekuilibruar vete, si do ta “gatisim” natyren? Apo meqe eshte VeshGjate sheh edhe larg …?
“Lartgjatesia”nga i gjeni keto shprehje idiote mor aman!