Tre shqiptarë në Eurovision dhe performanca dinjitoze e Eugent Bushpepës

entela

Eugent Bushpepa vijon të rrëmbej fjalë pozitive nga mediat e huaja për performancën e tij gjatë provave në ECS2018 në Lisbon.

Ditën e sotme është zhvilluar prova e dytë e këngëtarit, i cili sërish është vlerësuar prej zërit unik me notat e larta, duke u pritur me ovacione dhe duartrokitje të mëdha.

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira
Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira

Eugent Bushpepa  po i rritë pritshmëritë e përfaqësimit shqiptar në këtë garë muzikor.

Përpos zhvillimit të provave të këngëtarëve përfaqësues nga shtete të ndryshme të Europës, gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar edhe takime mes konkurrentëve shqiptar, duke kujtuar se në këtë edicion të Eurosongut marrin pjesë tri këngëtarë shqiptarë, përkatësisht Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për Shqipërinë, Eleni Foureira me këngën “Fuego” për Qipron, dhe Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” përfaqësues i Italisë.

Kujtojmë se Shqipëria konkurron në gjysmëfinalen e parë, të martën më 8 maj dhe këndon e treta në renditje.

Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 19 shtete dhe vetëm 5 prej tyre do të këndojnë këngën në gjuhën e vendit të vet. e.r./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *