Komisioni Evropian i paraqet sot Parlamentit Evropian raportet e progresit për shtetet në procesin e zgjerimit, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.
Në raporte nuk pritet të ketë befasi dhe duket se Komisioni Evropian do të rekomandojë edhe kësaj radhe çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Në Bruksel kjo ngjarje që vitet e mëparshme është shoqëruar me shumë aktivitete këtë herë ndodhet nën hijen e Samitit të Jashtëzakonshëm të vendeve anëtare, të cilat duhet të vendosin për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit të BE-së.
Këto raporte rekomandojnë shumë veprime, të cilat zbatohen në bazë të vendimeve në strukturat e tjera të BE-së të udhëhequra nga zyrtarë të zgjedhur të vendeve anëtare. Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare.
Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe ato të cilat janë kyçe për Shqipërinë si funksionimi i institucioneve, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.
Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve.
Sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë situata nuk ka ndryshuar me Francën si një kundërshtare me peshë e çeljes së negociatave, e përkrahur nga vende si Holanda dhe Belgjika.
Më herët është spekuluar se qëndrimi negativ i Francës për zgjerimin ka qenë i lidhur me zgjedhjet për Parlamentin e BE-së dhe ndikimin që një vendim i tillë mund ta ketë në këto zgjedhje. Rezultatet e zgjedhjeve nuk përmbushën frikën e forcimit të së djathtës në nivel evropian, por pozita e Presidentit Macron është goditur, pasi partia e tij humbi kundrejt ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen në Francë. Mbetet të shihet se si ky rezultat do të ndikojë në qëndrimin francez.
l.h/ dita

Milo Gjykanovic
eshte nji nder Presidentet me te Korruptuar ne Ballkan .
Nji nder te akuzurarit me te medhenj te Gazetarise investiguese te BE-se Belge & Gjermane .
Ai akuzohet per te gjitha artet e trafikimit .
Droge ,arme,qenie njerezore ,pra gjithcka .
Pea BE-ja e di fare mir se kush eshte ky Presidente i nji shteti me Rrumpall per nga rregulli ne Komunikacion e infrastrukture ,por edhe ne shume kendveshtrime te tjera dhe megjthate shume aty ne shqiperi jane te panjohura .
Pra , Shqiperia pengohet ne BE- sepse ashtu i pelqen BE-s .
Topi eshte i imi (tha djali beut ) e penalltin do ta gjuaj vet !
Serbisë dhe Malit të Zi nuk iu hapën negociatat se kanë plotësuar kushtet. Ato, pra kushtet janë llastikë dhe tërhiqen sipas konjukturave gjeostratigjike të BE dhe ShBA-ve në Ballkanin Perëndimor. Këto dy vende, sidomos Serbia, ishin dhe janë nën influencën ruse, ndaj dhe duhet që t’u ofrohen disa lehtësi që t’i largohen Rusisë e t’i bashkohen Europës. Sidomos me Shqipërinë, që s’mbart rrezikun e dy vëndeve filoruse, rëndësi ka fakti se është ende pazgjidhur përfudimisht problemi kosovar dhe ai maqedon me një popullsi shqiptare shumë të rëndësishme për fatet e atij vendi. Ndaj dhe litari duhej mbahet tërhiq e mos e këput deri sa të qartësohen ca ujrat në këtë zonë. Shtoj këtyre problemet që kanë vendet e BE brenda Unionit dhe situata ndërlikohet më shumë. Sidoqë të jetë, ka shumë gjasa, që negociatat të hapen në blok, brenda vitit 2019, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajm i keq per ne kokpalaret e varfer dhe lajm i mire per poitikanet e ketij tranzicioni post komunist .Keta zyberet tane nuk e duan shqiperine ne BE i dalin te palarat .Kane frike se direkt me hyrjen e shqiperise ne BE i fillon transparenca dhe diktati i kigjit te BE .Mos bre burre , aq budallenj jane keta banditet tane , ta hane golin nga porta ne porte.??????????????????.
Lajm i keq per ne kokpalaret e varfer dhe lajm i mire per poitikanet e ketij tranzicioni post komunist .Keta zyberet tane nuk e duan shqiperine ne BE i dalin te palarat .Kane frike se direkt me hyrjen e shqiperise ne BE , i fillon transparenca dhe diktati i kigjit te BE .Mos bre burre , aq budallenj jane keta banditet tane , ta hane golin nga porta ne porte.??????????????????.
Bota duhet te heqe mbeshtetjen formale ndaj politikaneve shqiptare pa perjashtim,duke i lene ata qe te vihen para gjyqit te popullit shqiptar!
Per cfare duhen hapur negociatat me kete qeveri te korruptuar dhe antishqiptare,qe ashtu si te gjitha qeverite e tjera te pas 90-tes e kane rjepur kete vend duke e lene popullin ne mjerim te plote?
Cfare negociatash u dashkan hapur me Ramen,kur ai vete i ka MBYLLUR GOJEN popullit shqiptar,qe te ankohet per padrejtesite qe i ben administrata e tij e korruptuar deri ne palce?
Pse a nuk ishte deri me sot Shqiperia nen monitorim nderkombetar,qe ka rrenuar drejtesine,grabitur te gjitha pasurite nga nje grusht hajdutesh e kriminelesh dhe populli po merr rruget e kurbetit cdo dite me mijra?
A nuk e sheh bota se Rama eshte nje aventurier sharlatan,armik i shtetit ligjor,mbrojtes i korrupsionit dhe shkaterrues i demokracise?
Pse ka heshtur bota,Komisioni i Venecies,Keshilli i Europes etj kur Rama ka zevendewsuar shtetin ligjor me fantazmen kanceroze te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe eshte nje tallje mizore se ai ka bashkeqeverisur vetem me korrupsionin e jo me qytetaret?
A nuk e di bota se sot shqiptaret nuk kane asnje zyre e zyrtar qe t’i degjoje e zgjidhe ankesat e tyre,por te tregojne deren e gjykates?
A nuk e ka degjuar Europa se shteti dhe Bashkite e Ramesa e kane grabitur popullin me taksa te jashtezakoneshme, ka rrenuar me korrupsion shendetesine qe poshtersisht e quan FALAS,por eshte super e shtrenjte?
A nuk e degjon Europa se shteti i Rames mashtron dhe vjedh qytetaret duke i shtitur ujin e piste per uje te pijshem dhe me nje cmim skandaloz afersisht sa energjia elektrike?
A nuk e shikon Europa se cfare fjalori rrugaceror perdor Rama me opoziten dhe me popullin e thjeshte?
A nuk e shikon Europa se qeverisja e Rames eshte komplet e pa afte dhe e korruptuar se ka lejuar qe 37% e te punesuarve te punojne ne te zeze,pra qe per ata nuk jane derdhur kontributet per sigurimet shoqerore e3 shendetesore dhe shtetrit i duhet te heqe nga buxheti i shtetit per te plotesuar pagesat e pensioneve 29 miliard leke?
A nuk e ka degjuar Europa se institucionet shteterore ne vitin 2018 kane krijuar nje deficit duke mos derdhur kontributet per sigurimet shoqerore te punonjesve te tyre ne shumen 108 milion euro?
A nuk e ka marre vesh Europa se vetem per vitin e kaluar ne spitalin “Nene Tereza” u kapen 7 milion euro ilace te skaduara,te blere afer afatit te skadences me rruge korruptive, ndersa pacienteve u eshte kerkuar t’i blejne privatisht ato!
Sipas përllogaritjeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, qeveria ka detyrime ndaj të tretëve me një vlerë 190 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro, në fund të vitit 2017.etj,etj!
Ky eshte shgteti kriminal i Rames,qe duhet rrenuar plotesisht dhe bota demokratike duhet te mbeshtete popullin shqiptar,duke e demaskuar kete lloj qeverisje kriminasle e jo ta mbuloje ate me gjoja hapje negociatash formale!
Shqiperia ndodhet para nje humnere te rrezikshme dhe bota duhet ta kete kuptuar kete,per te percaktuar rruget e ndihmave konkrete jo me mballoma,por me nje radikalizem te plotre!
Ne keto 29 vjet tranzicion gjithcka ka deshtuar,Shqiperia dhe bota me ne!
Demokracia eshte mbytur qe ne djep!
Populli meriton ate qeveri qe ka!!
Jemi shoqeri e korruptuar, pa vizion dhe kurajo prandaj kemi edhe keta politikan qe kemi