Çfarë ndodh nëse Rama pranon kërkesën e opozitës dhe dorëhiqet

Bora Basholli

Nëse Rama do të pranonte kërkesën e opozitës dhe të dorëhiqej, cilat do të ishin rrugët e zgjedhura? Janë të paktën tre skenarë që mund të çojnë në të njëjtin përfundim, por me ndryshimin e afateve kohore që mund të realizohen….

Publikisht palët duken të pozicionuara fort në llogoret e tyre politike, por jozyrtarisht qarkullojnë prej disa ditësh zërat se veç molotovit e gazit lotsjellës, palët kanë vendosur kontakte dhe po bisedojnë. Për opozitën, rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. Por, mes kërkesës së saj dhe zhvillimit të këtyre zgjedhjeve qëndron Edi Rama.

Skenari i parë është krejtësisht shqiptar, në të përjashtohet roli i ndërkombëtarëve dhe është skenari që kërkon afate kohore më të gjata. Bëhet fjalë përë shpërndarjen e Parlamentit nga ana e Presidentit të Republikës, pasi ky i fundit nuk plotësohet me numrin e 140 deputetëve, duke shkelur kështu Kushtetutën, shkruan SI.

Aktualisht, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijon puna për zëvendësimin e deputetëve që dogjën mandatet. Ftesat për marrjen e mandatit janë ende në listat emërore të partive opozitare.

Normalisht jo më vonë se 30 ditë Kuvendi njofton KQZ-në për krijimin e vakancave. KQZ njofton kandidatët e radhës dhe nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës së partisë përkatëse.

Nëse kjo listë shterrohet, atëherë mandati i kalohet partisë në koalicion. Por, në zgjedhjet e 2017 nuk pati koalicione. Kodi e ka parashikuar edhe këtë situatë dhe ai ja kalon mandatin e lënë bosh partisë me numrin më të madh të votave.

Pra, mandatet e paplotësuara të opozitës në Parlament i kalojnë Partisë Socialiste.

Socialistët mund të refuzojnë përmes një vendimi politik marrjen e këtyre mandateve, gjithmonë nëse numri i deputetëve në Kuvend nuk kap 140 anëtarë në përfundim të shterrimit të listave të opozitës.

Edhe moralisht socialistët do të refuzonin të ngjyrosnin mavi Tempullin e Demokracisë, pasi pastaj nuk do të flitej më për demokraci.

Pra, matematikisht ky skenar nuk është realizuar ende, por për një prej aleatëve të Lulzim Bashës, kushtet për shpërndarjen e Parlamentit janë plotësuar.

Shpërndarja e Kuvendit do të çonte automatikisht në zgjedhje të reja dhe do t’i shmangte Ramës “sikletin” e dorëheqjes, që mund të interpretohej nga opozita si pasojë e presionit të protestave të saj.

Në skenarin e dytë përfshihet pikërisht ky presion. Pak rëndësi kanë numrat në protestë për të shkaktuar një klimë pasigurie të përgjithshme në vend, me pasoja të paralajmëruara nga biznesi për ekonominë e vendit.

Pjesë e këtij presioni është edhe media ndërkombëtare, që po pasqyron vazhdimisht protestën e opozitës në Tiranë. Të parat ishin media italiliane, pastaj ato gjermane. Të shtunën, edhe gazetari dhe reporteri i famshëm i “The Economist”, Tim Judah ndoqi vetë nga afër protestën e fundit të opozitës.

Gjermanët e CDU/CSU-së kërkuan para pak ditësh dialog mes palëve pasi kjo situatë rrezikon që t’i mbyllë vendit dyert drejt Europës. Në mesin e deklaratës, ata sugjeruan edhe një shtyrje të datës së zgjedhjeve.

Megjithëse Kryeministri Rama vazhdonte të thoshte se shtyrja e zgjedhjeve nuk ishte në dorën e tyre, këtë dilemë e sqaroi preisdneti Ilir Meta i cili deklaroi se, nëse do të ishte e nevojshme, Kushtetuta ia lejonte në fakt të spostonte 30 qershorin.

Përballë këtyre pasojave, edhe pse me vete ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, Rama mund të marrë një vendim ekstrem dhe të beftë, të ngjashëm me atë të majit të dy viteve më parë, kur pa asnjë sinjal publik, iu ul Bashës në tryezën e bisedimeve në përfundim të të cilit palët nënshkruan marrëveshjen që shpëtoi zgjedhjet parlamentare.

Skenari i tretë lidhet kryekëput me negociatat dhe vendimin e Këshillit Europian në fund të qershorit.

Kuvendi i Shqipërisë ka përfunduar procesin e informimit të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi progresin e bërë në objektivat e përcaktuara nga Brukseli për hapjen e negociatave.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi nga Haga, ku u gjend javën e kaluar për një tur lobimi në parlamentin holandez se në përfundim të këtij procesi, raporti informues do t’u dorëzohet edhe institucioneve të Bashkimit Europian.

Ky proces pritet të përmbyllet brenda kësaj jave që vjen, para se Komisioni Europian të dalë me raportin e radhës të progresit ku nuk parashikohen surpriza, por konfirmim të rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Pranë parlamenteve të vendeve anëtare kemi paraqitur të gjitha arritjet e Shqipërisë, në kuadrin e pesë prioriteteve që janë: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, lufta kundërkorrupsionit, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu pronën dhe reformën zgjedhore”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Por pavarësisht dëshirës së socialistëve, vendimi i Brukselit për të çelur negociatat do të varet nga opinioni refuzues që shumë vende anëtare kanë shfaqur hapur kohët e fundit dhe sidomos nga vetë situata e balancave të reja politike pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në vendet e Unionit.

Në samitin e Berlinit para një muaji, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se nëse në qershor, vendit të tij nuk i hapeshin negociatat, ai do të jepte dorëheqjen.

Nëse Shqipëria nuk merr hapjen zyrtare të bisedimeve të anëtarësimit, Rama mund të ndjekë shembullin “shantazhues” të Zaevit duke dhënë dorëheqjen.

Akti në këtë rast mund të shoqërohet edhe me bindjen se aksioni i opozitës i nisur që më 16 shkurt dëmtoi procesin e integrimit për Shqipërinë.

b.b/dita

Share This Article
23 Comments
  • Por gaz per te qare ju leshoi,nuk ju leshoi plumba.
    Qani pak dhe ju,si qame ne kur na leshuat banditet dhe na rrembyet pronat!
    Nuk ju fal nje mmmkatror nuk ju fal.
    Sot llumi i shoqerise shqiptare eshte PD me demostrataxhijte e saj,.Kurre nuk duhet te vine ne pushtet keta horra.

  • i SHKRUN NDONJI GAZETARE grek

    sepse keshtu ja ka qejfi Greqise ,

    por mjerishte ky nuk perben asnji Opotion ne Shqiperi

    dhe mundet te ndodhi vetem ne endrat e ´halese pd-s

    por kurre ne Mendjen e KM Shqiptare i cili nuk

    eshte aty ne ate pozicion per qejf te tij ,
    por ne
    Detyren e Misionin e Larte qe i dhene populli shqiptare .

    —————-

    Lufta Psikologjike qe luhet me KM -sulmet fokusuar vetem ke ai ,personalizimi i sulmeve

    e bejne ate ti krruhen vetem Palonet ndonjiher ,
    por kurr
    ta dobesoje ate .

    Kjo gazete perbehet perej antishqiptaret te vertete .
    Nqs deri dyshohej ne kte gje sot un jam plotesishte i bindur per kete gje .

    Maskarenje qe beni ktu politikat e Antishqiptareve .

    PD-LI NUK DO VIJE KURR NE PUSHTET NE SHQIPERI

    PERNDRYSHE DO MBULOHEN TE GJITHE NE GJAK

    KU DO TI VEJE KOKA SDO TI VEJE KEMBA

    POR EDHE GJITHE JUVE BANDES KAZANI

  • Ka vetem nje skenar,Ne qofte se Edi Rama nuk ka frike se digjet vete,le te bej VETINGUN E POLITIKANEVE
    Po s’ka bythe qe ta bej,se eshte i dhier edhe per vete
    Ne se nuk fillon me vetingun e politikes,eshte e njejta pacaure,te njejtit maskarej,klloun kamaleone qe e shkerdhejne ate vend me rradhe,Nuk ka shans qe ai popull te fitoj,Harroje shtetin !

  • Kur gazetari flet shume dhe ne te njejten tregohet dembel. Ne shqip thuhet: ” Jep doreheqjen”.
    Fjala “doreheqje” eshte e perbere, dhe ne shqip perdoret si emer, njelloj si “vetevrasje”.
    Pra nuk themi ” u dorehoq” apo u “vetevra”, nuk zgjedhohen si folje.
    Kavie mediatike.. Jane emra
    Kur perdoret folja ne formen pesore, si psh ” u dorezua”, i vini perpara ” vete” dhe e beni “u vetedorezua”, si injorante me kompjuter qe jeni. Dhe nuk pranoni te kuptoni konceptin e foljes me emrim, si idioter mediatike qe jeni.
    A mund te kete ndryshim progresiv nje vend kur nuk ka zhvillim inteligjent?
    Pfff…

    • Eh o Mirel, kujt ja thua?! Nje here kishin shkruar per nje vajze qe “u vetehodh nga ballkoni dhe kreu vetevrasje”.

      • Per keta nuk ekziston forma pesore e foljes. I shtojne “vete” perpara, permdryshe nuk ua kap truri fare.
        Mendo te presesh ndryshim progresiv nga keta derdimene..nivel per ibret.
        Po Komi a ua lexon gazeten, apo eshte i pushtuar akoma nga sinopset hyjnore ne maje te thanes
        .

  • O zoterinj qe e keni shkruar kete artikull ,Rama nuk ka si e ben kete manovrim ,sepse ne karrigen e Rames ulet efendiu Sali dhe del “BLLOF”Europa dhe SH.B.A. me reformen ne drejtesi ku atje votuan me doren e tyre 140-deputete ,ku brenda ketyre 140-deputeteve ish edhe efendiu Sali-Berisha I cili kerkon ti vere ZJARRIN vetem e vetem qe te mos perfundoje reforma se ka hallin e Zenit -dhe-te -Argites te cilet bejne “PALLE-ARIU”ne hotele llukzoze ,ku kokpalaret SHqiptare as ne enderr nuk I shofin keto HOTELE-LLUKZOZE.Kur te perfundoje reforma ne drejtesi ka per te dhene dorheqje EDVIN-STRUCI I cili ka frike nga hija e tij .

  • Rama te mos guxoje te deformoje vullnetin e popullit.Shumica absolute e shqiptareve e votoi te jete kryeminister dhe ai duhet te respektoje voten tone.

  • Ne demokraci vendos shume dhe diplomacia e parashikimet. Edhe sikur te shperndahet parlamenti edhe sikur te jape doreheqjen Rama, Partia Socialiste do te jete mazhorance e padiskutueshme. Pse. Sepse nuk mund ti jepet pushteti per kryeminister Lulezim Bashe me krime ne kurriz qysh kur ishte student me diplomen, me vjedhejen dhe kopjimin e pasaportes amerikane, me bemat kunder UCK-se dhe Shqiperise, me vjedhjet ne rrugen Durres-Kukes, me faljen e detit Greqise, me vrasjen e qytetareve te pafajshem ne bulevard, por edhe me rrembimin qe i beri bashkise se Tiranes nepermjet pijanecit Ristani. A mund te qendroje dot kryeminister ky njeri?! E pa mundur. Nuk vazhdoj me tutje me Mon-ika (ika vetem) dhe Ilirin qe do vrase veten. Keta jane te papergjegjshem per vete dhe familjen e jo te jene per Shqiperine dhe shqiptaret, me perjashtim qe kane vjedhur sa u ka dashe qejfi.

  • Matematikishte keto 3 vajante jane absudre per tu realizuar .Politikishte ndodh cdo gje .
    Varjanti i 4 qe propozoj une eshte qe Pushtetin ta merri koalicjoni i Partive te vogla.Ps , Pd bashke me LSI te jene opozite . Cfare ndodh ne kete rast .Eshte nje test qe do te tregoje se sa do te durojne Partite e medha jashte skemave te rekomanduara deri me sot Do thoni kjo zbene vaki kurr se eshte populli qe hedh voten .Populli gjithmione e ka hedhur voten dhe ne skemi fakte bindese qe ato kane shprehur vullnetin e tij. Kjo eshte vertetuar kur Ps ne 92 mori pushtetin . Si mendoni ju . Kishte shqiptare qe te votonte nje parti qe ishte vazhdim i komunizmit te R.Alias .Zgjidhjen e beri SH.B.A dhe agjenturat .Ramizi thirri Fatos Nanon dhe i tha. Opinjoni boteror dhe Aleatet tane nuk e kuptojne kete fitore tonen .Komunizmin nuk e duan qe te triumfoje perseri .Nanua si ogic i Ramizit tha : Une se kam per qejf kete pune .Ta marri pushtetin kush te doje.Cndodhi shqiptare ,qe e kini humbur historine ,u pompua Pd me Saliun si arqitektin e luftes kunder komunizmit. Nanua u dorhoq ,sic themi tani per Ramen dhe ne pushtet erdhi Saliu .Entusjazmi i fitores kaloj dete e oqeane sa Saliu ,ky kriminel i lindur per bema, shkaterroje gjithe Shqiperine per 2 vjet .Bota u habit kur kulmi arriti ne 97 .Aleatet gabuan dhe nuk u pelqeu politika e Saliut .Koha ishte e mjaftueshme qe kjo tenje te shporresh por nuk deshen nderkombetaret me friken se kthimi i pushtetit tek Ps binte ndesh me strategjine e luftes kunder komunizmit . Ky koncept ,qe per mua e ka bazen ne mos njohjen e realitetit shqiptare nga Aleatet , beri qe tek ne te aplikohen eksperimente qe pasojat me te medha do te binin ne popull.Pra nje Tranzicjon i gjate dhe i mjerushem .
    Amerikanet e kuptuan se cbene duke mbeshtetur teorine e luftes kunder komunizmit .Ata qe spo kuptojne azgje jane Evropjanet .Vazhdojne ta trajtojne Shqiperine si ne vitet kur donin ta coptonin e qe e coptuan sa nje Verior ndihet i huaj per nje Jugor e anasjelltas .
    Pra keto qe rekomandohen si zgjidhje nuk jane zgjidhje por vazhdimi i tranzicjonit ne kurris te popullit shqiptare .Pd eshte ajo e Saliut te viteve 93 -97 .Edhe te terhiqet Rama shqiptaret nuk ndryshojne azgje. Luli dhe Monika qe pretendojne se do te marrin pushtetin do ti groposin dhe ato pak arritje qe kane filluar te duken me Reformat e marra .Kjo do te vulosi dhe deshtimin e Aleatve me rekomandimet e tyre per ti mbajtur ne paqe dy partite e medha .Do kemi nje tabllo tjeter qe ska per tu sheruar kurr .Socjalistet do kthehen si Parti e ekstremit te majte qe do ta ashpersojne me shume luften Veri -Jug.Jugoret e kane hequr ne kurris cfare ndodhi kur kjo Parti fashiste ishte ne pushtet .Po nuk u vlersuan bemat e nuk ndeshkohen politikat e ndjekura nga Pd ska zgjidhje dhe stabilitet .Ky kancer i lindur ne demokraci do hequr qe Shqiperise dhe shqiptarve tu hapen rruget e qyteterimit moderrn .Ps me Ramen ka pergjegjsit e saja por kurr ska qene force politike qe se pranon disfaten e kalimin ne opozite .Pd edhe kur eshte ne opozite e konsideron veten ne pushtet sic ka bere e ben tani qe tallet e shkaterron cdo enderr shqiptare .

  • Edi Rama eshte kryeministri me i deshtuar dhe me i pa afte ne ekonomi. Largimi i tij eshte imperativ i kohes, ndryshe kolapsi ekonomiko-financiar do gremise Shqiperine sa mos kete faktor te jashtem a te brendeshem ta ringjalle.

  • Mos u mundoheni kote. Ase njera dhe ase tjetra nuk dalein.
    Nuk ka asnje terheqje nga Qeveria Socialiste se ajo nuk i ka borxha askujte qe te shkel besimin e 1 milion votuesve.
    Keta qe kerkoj dhe japin insinuata te tilla bejmn gabim.
    Keto kerkesa te opozites vijne nga qaeqet antikombetare se vetingu ne drejtesi, reforma ne drejtesi ka krijuar shqrsime te medha te cilat ne se fillon nga puna dhe do te merren ne gjykim peshqite e medhej, metastazat e krimit do te shtrihen jo vetem brenda vendit pore qarqet antishqiptare do t`ju dale maskaralleku, planet ogurzeza per shqiperin dhe sejemente e tyre ne shqiperi do te jen pre e tyre.!
    Prandaj behet e gjith kjo lufte. Edi Rana duhet ta sfidoje kete sfide. Ne se nuk e sfidon Edi Rame ket Sfite ajo ta da sfidoje Edi Ramen dhe peshqit e medhej do te lain pa u lagur fare.!
    Problemi i dyte eshte ceshtja e precidentit qe keta e e nxoren ne sken duke djegur mandate.
    Edhe per ket Skenare nuk duhet leshua asnje cente.
    Qeveria eshte ne te drejten e saje dhe ajo duhet te vazhdoj punen e saje .
    Basha dhe Berisha le te pellasin sa te dojen se e kane tersishte te kote.!
    Faktori nderkombetar duhet ta mbeshtes qeverin shqiptare.! Ndryshe kjo do ti kersase neser edhe atyre ne koke.!

  • A c’ja fusni pordhes kot ju ore, jo 1 milion votues, jo dengla. Me borxh publik te 80% si kurre me pare, me investime zero te kaluara te gjitha per fonde pagash gjendja eshte katastrofe. Nuk jemi me ne kohen e Rames dikurshem para 1990 kur betohej se do hanim dhe bar…Rama sotem nuk e shtyn dot me, ka sosur gjithcka! Kaq!

  • Rama ato vota ca i mori me pare, ca me thase mielli, ca me rrenat se do bente shendetesi falas, 300 mije vende pune, taksa te ulta etj, etj. Tani rrenave te tij i ka dal kallaji plotesisht. Shqiptaret po perketojne krize ekonomike, krize besimi. Kete e tregon tendenca per emigrim kurre me e forte se sot. Nje fakt ; Sondazhi tregon se 79% e mjekeve duan emigrimin! Kur mjeket qe dihet se sa fitojne duan te largohen, kuptohet per tjeret. Rama nuk e zgjat dot me, e ka trash shume zullumin e maskarallekut.

  • eDRAMA

    Tashti si ta shtjellojm praktiken dhe konsidraten.Kto qe shiten voten per nji thes miell.Tregon qe PD nuk ka vlere ma shume se nji thes miell.Pra nji thes miell vlen ma shume se vete PD per cdo bleres miellit me vote.Dhe ato qe shiten voten me lek ne dore shuma vertitet rreth cmimit te thesit te miellit.Ndersa per rrena.Rrenat i hajn te gjithe votuesit ne cdo shtet te botes.Kjo vertetohet me zhgenjimin posa fitusit bajn vitin e para apo te dyte te 4 vjcarit qeverises.
    Ndersa partia qe merr perse dyti pushtetin rradhazi mbas 4 vitve te para don te thote qe nuk ka punue aq keq sa me ia injorue perkujdesin per popullin dhe vendin.

  • Po të ketë burra me dinjitet dhe të pa përlyer në korrupsion PS duhet të heq urgjentisht turpin e kombit Edi Ramën dhe të shërohet qeverisja dhe drejtimi i PS me njerëz të aftë, të ndershëm, të pa pajtushëm ndaj korrupsionit, me shpirtin e komunikimit me opozitën. Karagjozi Edi Rama me letrat e tipit Tatjana i shkruan Onjeginit, me letra të nivelit të një adoleshenti që nuk po e kupton e dashura kokëforte dhe ja dërgon duke ja futur fshehurazi posht derës, nuk mund të nxjer politkën shqipëtare nga auto kriza që vet kjo politikë krijon për interesat e liderve të marrosur nga vjedhjet , korrupsioni dhe veprimtarit krminale.
    Mos në të vërtetë PS është një batak njerzish anti popull pa as minimumin e atdhedashuris që e tërheq zvarr një njeri pa integritet dhe kohezion në mendësi, sjellje dhe veprime?

  • Rama paska marre 1000000 vota ,opozita aty ke 450000vota.Po sa eshte popullsia qe ka te drejte te votoje tek ne kur 50% e popullsise nuk votoi.

  • Levizja per ndryshim mund te filloje nga brenda PS. Berish, Ram, Lul, Monike, ilir, kane vjedhur shume dhe jane te pabesueshem. Secili nga keta prodhon vetem kriza per shqiptaret. Me mire shullazi ose dajti. Te pakten keta dy te fundit do te ishin me koherente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *