Nga Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Mendoj se ishte e parashikueshme që edhe raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të ri (2022-2027) do të dështonte. Jo sepse është e vështirë të gjenden kandidatura serioze që do t’i bënin nder shqiptarëve e karriges së zhvleftësuar të Presidentit të Republikës, por për faktin se duket ashiqare që nuk ka vullnet politik për këtë gjë. Të paktën në këto dy raunde të para është opozita ajo që e demonstron mungesën e këtij vullneti, paçka se retorika e tyre politike fajëson mazhorancën për këtë dështim. Kush ka sy e veshë e kupton, por gjithsesi opozita duhet të bëjë punën e saj, ndonëse si ngahera, shkel e shko.
Moszgjedhja e një kandidati prej atyre tetë kandidaturave tregoi se PD-ja (grata) nuk i siguronte dot 20 deputetë mbështetës për ta çuar për votim në seancë plenare emrin e një kandidati, sikurse e parashikon procedura. Kështu që, duhej fajësuar Edi Rama se e prishi marrëveshjen, duke mos i dhënë “borxh” opozitës asnjë firmë deputeti, – qoftë ajo edhe “e pa argasur”, për ta zgjedhur kësisoj Presidentin, pa hyrë ende në seancë plenare. Parë në këtë këndvështrim, kryeministrin Rama mund ta akuzosh se “nuk pranoi pazarin”, por jo se prishi marrëveshjen. Madje, ndoshta nuk ke pse akuzon fare kaq lart, mund të ndalesh te Taulant Balla, i cili duket se po shijon daljet e munguara televizive.

Sigurisht që Edi Rama dhe Rilindja është komode dhe e ka të mundur të zgjedhë vetë Presidentin e ri në raundin e katërt, sikurse ka deklaruar. Po ashtu, z. Rama nuk rrezikon aspak se mund të privojë veten nga kjo gjë kur i “lëshon litar” opozitës dhe i kërkon të sjellë kandidatë për votim. Një kamp opozitar i përçarë, “ku qeni nuk njeh më të zonë”, nuk përbën rrezik për të. Kjo është për të gjithë ne e qartë. Për z. Rama, po e po!
Kështu që me shumë gjasa raundi i tretë do t’i ngjajë dy pararendësve dhe situata do të ndizet flakë në raundin e katërt. Deri atëherë, opozita, si ajo grata e non grata, do të vazhdojnë të akuzojnë z. Rama se ka minuar procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe që synon “të uzurpojë edhe Presidencën”. Për hir të së vërtetës, duke njohur retorikën e opozitës, kushdo qoftë ai/ ajo që do të zgjidhet kryetar shteti, do të etiketohet si njeriu i Ramës. Koha më pas do tregojë.
Në një vend normal demokratik, procedura e zgjedhjes së Presidentit është veç finalizimi institucional i një procesi transparent, ku kandidati/ kandidatja bëhen të njohur herët mjaftueshëm. Dhe jo vetëm për t’iu bërë biografinë. Për fat të keq, jemi larg këtij realiteti, prandaj t’i kthehemi hallit tonë.
Ekzistojnë të paktën tre skenarë: Skenari i parë, që 20 deputetë të opozitës së bashkuar propozojnë përsëri një emër të spikatur, i cili në seancë plenare votohet nga së paku 84 deputetë, është i pamundur. Madje, hollë-hollë, ai mezi plotëson edhe kushtet për t’u marrë në konsideratë si skenar.
Skenari i dytë: “Grupi negociator i PS”, propozon një kandidate/ kandidat me një përvojë profesionale si shumë edhe shqiptarë të tjerë, por që është i dëshiruar për z. Rama. Socialistët do të ndihen të tradhtuar, paçka se nuk është hera e parë. Asgjë nuk do të ndodhë: Tri ditë zhurmë nga opozita dhe më pas një hyrje pa bujë në Presidencë. Këtë zgjidhje e kemi të garantuar qysh tani, pa pritur votimin. Emri do të jetë surprizë, jo veprimi.
Skenari i tretë: PS propozon një personalitet të spikatur, i cili gëzon respekt te pjesa e shëndoshë e shqiptarëve. Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një kryetar shteti?
Patriotizmi, dashuria ndaj atdheut janë cilësitë thelbësore që duhet të karakterizojë presidentin e një vendi. Ai nuk shprehet me fjalë. Po ashtu, nuk mjafton të ulesh në gjunjë e të bësh shfaqje duke improvizuar shqiponjën me duar. Duhet që në kohë të marra, që Shqipëria ka kaluar në këto 32 vite demokraci, të kesh treguar maturi politike dhe të kesh rrezikuar për të. Më tej, ai/ajo duhet të zotërojë sjelljen me takt, të prezantohet në mënyrë të sigurt dhe të rrezatojë qetësi. Të jetë pa pretendime për salltanete të mëdha, i thjeshtë e me përvojë institucionale, politike e jetike. Pra, asnjë nuk duhet të mendojë se në karrigen e Presidentit është ulur dikush që nuk duhet marrë seriozisht. Ky kandidat duhet të garantojë qysh në përzgjedhje jetëgjatësi institucionale. Pra, jo mezi të presim sa të mbarojë mandatin, çka e kemi kthyer në normalitet, por dreqi ta marrë, të jetë dikush që duhet ti lutemi të qëndrojë edhe një mandat të dytë. Po ashtu, ky kandidat duhet të jetë i ndjeshëm dhe i vështirë në të njëjtën kohë. Dhe me humor, madje ngjitës! Ky popull mbase ka nevojë edhe të qeshë me cenet e veta e jo vetëm të mburret me gjëra që nuk janë për t’u mburrur.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, z. Rama do të godiste në shenjë nëse kandidati për President është një nga ata që kanë dhënë shumë për demokracinë e vërtetë dhe jo nga ata që vetëm kanë marrë prej saj. Pra, kurrsesi një i majtë. Ky veprim jo vetëm që do të shënonte fundin e tranzicionit politik në Shqipëri por po ashtu do të plotësonte edhe pritshmërinë e opozitës. Kësisoj, z. Rama do të sillte për votim kandidatin që në fakt duhej ta kishte nxjerrë opozita, e cila nga ana tjetër nuk mund të mos e votojë një personalitet me këto kredenciale. Në këtë rast, sigurisht që do të maksimizoheshin votat. Me anë të këtij veprimi z. Rama do të tregonte se ndonëse i dha opozitës shansin të zgjidhte një kandidat të mirë, ajo ende nuk është e pjekur politikisht të bëjë diçka të mirë për vendin, e jo më të qeverisë në mënyrë cilësore. Shkurt, do ta diskreditonte më shumë opozitën. Në fakt, kjo gjë edhe do ta zbaviste z. Rama.
Skenari i tretë është ai i duhuri. Nëse do të ishim një vend me kulturë demokratike, kjo do të ishte zgjedhja dhe zgjidhja logjike, madje në bashkëpunim edhe me opozitën. Por, duke ditur se kurrsesi nuk jemi i tillë, ruajna Zot!
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Kam nje bindje të brendshme që skenari i trete do të ndodhe. Rama mendoj se e ka edhe vete në mendje ate. Mbasi ka fituar tre herë rrjesht mandatin per të qeverisur vendin, po ashtu tre here rrjesht ka qeverisur kryeqytetin, është në krye të PS qysh nga 2005 dhe ende nuk ka ndonje rival të denje per ta zevendesuar, atehere ç’i ka ngelur tjeter që të përmbushë ambicjet e tij politike të s’i ka fshehur kurre, per të hyre në historinë e tranzicionit shqiptar? Duke zgjedhur një president/e të tille si dhe duke pritur zhvillime të rendesishme, edhe brenda opozites, mendoj se ky do të jete fillimi i mbarimit të tranzicionit kaq të lodhshem dhe me kaq fenomene të shemtuara, falë keto dhe prej presidneteve që kemi patur, nga i pari deri tek dy te fundit, sidomos ky i fundit fare, qe mezi presim te qërrohet, se e ka mbushur kupen. Rama me kete akt, e kupton, që do të hyje në histori. Kjo falë edhe një pushteti absolut që ka sot per sot, në politiken shqiptare (në kete rast i dobishem për ta realizuar këtë që kerkohet), e cila ka rezultuar edhe nga mbeshtetja popullore, e cila ka kerkuar ndryshime te rendesishme me vepra dhe jo me fjale. Rama rastin e ka tani. Nuk mund të ketë më justifikime si ato me Meten.
Mjafton te lexosh titullin e shkrimit per te kuptuar se me cfare letyre gazetarie kemi te bejme.
Kur edhe nje idiot e di se eshte Rama ai qe, jo vetem do ta zgjedhe Presidentin qe do, por e ka zgjedhur tashme. Ky shkrim te kujton ato shkrimet letyra te kohes se diktatures, kur behej fjale per vendime te popullit, me “inisiative nga poshte dhe orientim nga lart”.
Rama ka nje te mire, megjithate: ai tall trapin edhe me vete socialistet e tij; me keta me shume se me kedo tjeter bile. Kjo mbase eshte gjeja me e mire e tij; dhe per kete me behet qejfi shume.
Ketu ka nje pikepjekje me diktatorin Hoxha. E mira e vetme e diktatorit atebote ishte se masakroi edhe shume nga shoket e tij te “idealit”, me sakte shoket e tij te krimeve; i internoi familjarisht, i burgosi, i vari ne litar a pushkatoi. Edhe per kete me behet qejfi pamase.
Rama , per shkak te rrethanave te ndryshme, nuk u ben keto gjera vertete, ama u ben mune mu ne koke e surrat socialisteve te tij. Dhe keta qenie te peshtire qe vetequhen socialiste, jo vetem qe nuk u ben pershtypje kjo, por thone me te madhe, se kjo qe po na ben Rama nuk eshte m.ut, por hallve… dhe e hane me shume deshire.
Rrace socialistesh, rrace e peshtire!
E tera eshte tollovi.Zoti Ruci do te jete president ,se kot nuk e dha doreheqjen si deputet.
Zoti Mareglen me te drejte e ngre ate shqetesim per punen e presidentit te SHqiperise por te gjitha rregullat jane te saksionuar ne “kushtetute”.Presidenti eshte K/shteti dhe i mbleth qeveritaret sa here qe cenohen te drejtat e kombit dhe te popullit :Por qe te ndodhi kjo duhet qe te ndryshohet kushtetuta ,ku presidenti te zgjidhet nga populli dhe jo nga partite . Presidenti te zgjidhet jo me shume se nji mandat .Presidenti duhet te jete i depolitizuar dhe jo ta ketheje presidencen ne “foltore te sali-berishes i cili per sa kohe ish president Bujar-Nishani hynte dhe dilte ku i jipte urdhera kapterit sikur ish president saliu ,po keshtu dhe me Ilir-Pordhen saliu futej dhe dilte nga presidenca sa here qe ju duhej planeve mafioze te ngrini popullin ne greve duke u falur nen-gjunje me demek benin shqiponjen me duar ku po keta e urrenin ne maksimum ate popull .Pra presidenti te jete ne sherbim te popullit dhe jo ne sherbim te” Hijenave”.persa I perket mandatit ne kushtetute thuhet kur presidenti e shkel kushtetuten atomatikisht me vendim te gjykates kushtetuse shkarkohet nga detyra ,por ne SHqiperi nuk eshte problem vetem presidenti ,eshte problem gjykata kushtetuse !!!!?.
Ky president eshte Daut Gumeni, me te gjitha cilesite qe kerkohen. Ish i denuar politik, emri i te cilit mendoj se ka konsensusin e te gjitheve, intelektual klasi.
Zoti Bilbil Mema, ish Drejtori i Policise se Shtetit eshte nje emer i denje per pozicionin e Kryetarit te Shtetit.
Eshte atdhetar i perkushtuar, ushtarak karriere, Drejtues i Lartë, kuader i kompletuar dhe i suksesshem kudo që ka sherbyer, personalitet korrekt, serioz, i paperzierë ne struktura politike, model i nje ushtaraku atdhetar…
Nje personalitet i tillë do te nderoje te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte vendit.
Presidenti duhet pa tjeter te zgjidhet nga populli . Duhet te ndrýshoje regulli .Pamvaresisht te ketij tranzicioni te pa fund e pa krye ,qe jemi katandisur ne kete menyre mizerabel .Pamvaresisht Presidentin qe e kane lene komplet lakuriq ,dhe ska force ligjore Shqiperia ka nevoje urgjente nje intelektual prestigjoz , nje ,njeri me dinjitet , karakter e integritet dhe qe e do vendin e tije ,dhe qe e mer ate post , jo per interesa personale e partiake ,por te ndihmoje atdheun e tije ne fund te fundit per te lene nje emer te mire , e kete e ka cdo njeri me karakter e me dinjitet .. Shqiperia i ka disa intelektuale me integritet . Po ju rekomandoj nje emer PR PERPARIM KABO .Nuk eshte nevoja te diskutojme per te ,e njohin te gjithe . Por edhe sikur ta zgjidhni ,PR KABO nuk e di a do ta pranonte Profesori kete detyre te shenjte per te ndihmuar shtetin e Atdheun e tije ? Behuni nje here patriote dreqi ta mare si maxhoranca dhe opozita , per te miren e atdheut , bile do ju shtoja par te nderuarin PR PERPARIM KABO ,jo vetem ne Shqiptaret ,por edhe shtetet e zhvilluara Perendimore do kishin shume deshire te kishin ne gjirin e tyre nje intelektual si PR PERPARIM KABO. . Do na nderonte si ketu ne shqiperi, por do na nderonte mbi te gjitha ne arenen nderkombetare . Shqiperia ka nevoje shume te domosdoshme sidomos ne keto momente te veshtira per njerez te tille .
Ju faleminderit per mirekuptimin .
Gjithe kjo marathone per te zgjedhur nje President eshte humbje kohe e harxhime monetare .Rroftesebepi dhe portalet Tv po mbushin xhepatme para.Pse .Se ne Shqiperi keshtu mund te pasurohen ata qe skane aftesi tekniko-profesjonale .Eshte per te ardhur keq se kjo fyme parazitizmi dhe hajdutlleku do te zgjas shume.ne nje vend ku prodhimii brendshem nuk ploteson nevojat e popullit ka segmente qe pasurohen dita dites . Kjo eshte per te vene duart ne koke e jo te vish verdall te zgjedhesh nje President .
Kushtetutaska nevoje te ndryshoje qe ne te kemi nje President tezgjedhur nga populli.Ajo shte shume e qatre dhe e sakte per nje Republike Parlamentare. Kushti qe te zgjidhet me konsensus, ne kopshtin zoologjike shqiptare, nuk gjen zbatim .Rama dhe Ps kot allakten.Ne keto kushte te gjendjes se Pd dhe Opozites terespektohen etapat dhe te paraqitet per votim Presidenti .
Do te jete gabim imadh qe ne ate karrike te vihet cdo kush qe ka infeksjonin e berishizmit . Nese socjalistet nuk duan te propozojne nje te tyret ,do jete diskreditim te propozohet G.Ruci ,te gjejne nje figure intelektuale pa parti e do ti sherbej me mire situates dhe kaosit te zgjedhjes se Presidentit .Llomotitjet pambarim qe degjojme sot per zgjedhjen e Presidentit jane te nivelit te ulet intelektuale poplitike qe mbizoteron tek ne .
Per Mua ka dhe nje opsjon tjeter ,shume here me i arsyeshem .Do te me pelqente qe President te zgjidhet Rama e ti hapi rrugen nje K/M e aparati shteteror krejt ndryshe .
MARks-ENGels-LENin Kasmi, zotrote para 5 vitesh pershendete zgjedhjen e Presidentit aktual Ilir Meta! Per te mos perseritur prap kete shkrim pas 5 vitesh duke mezi pritur ti mbaroje mandat ketij pasardhesit te Metesi, duro e mos u bej shtatanik.
O marxist enverist!Gjermoni fundit ne 28 duke gdhire 29 ka kaluar.Ti ke lindur kur vdiq enveri,por nga trute je me plak se Porodino.;
Qe te biem rehat per presidentin une propozoj Linda Rama (Basha) si presidente ,por me se do te ushqehet shtypi i majte pastaj? Po te nderroje jete Berisha ku do hane buke Tema Sot Dita Fjala Panorama e plot bythelepires si Frrok Cupi Mero Gelbaza Skender Minxhozi Vangjeli Peza M Veliu S Balla A Thano etj etj