Tre të arrestuar në Vlorë për blerje votash, policia jep detaje

Ornela

Një tjetër denoncim për blerje votash, këtë radhë në Vlorë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Vendore e Policisë Vlorë bënë me dije se është konstatuar një rast në këtë qytet dhe ka nisur procedimi për tre persona.

Lidhur me shit-blerjen e votës, parlamenti miratoi pak kohë më parë edhe ndryshimet në kodin penal.

Për rastin në Vlorë, sipas të dhënave zyrtare u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasve me iniciale A. A.; N. H.; dhe G.O., sepse kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.

Sipas ndryshimeve të reja në ligj, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim.

Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet. Po kështu ndryshimet në kodin penal parashikojnë ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *