Tre të vdekur nga të shtënat në një kinema në SHBA

anazapta

Një person i armatosur hapi zjarr të enjten në një kinema, duke vrarë të paktën tre persona, duke përfshirë edhe veten e tij dhe duke plagosur më shumë se 10 të tjerë, tha një zyrtar i policisë për Fox News.

Marshalli i qytetit Brian Papa, u shpreh për Daily Advertiser se sulmuesi me armë hapi zjarr në Teatrin Grand në Lafayette, në Luiziana, para se të vriste dhe veten.

Një zyrtar i policisë tha për Fox News se nga sulmi ka pasur 3 viktima, duke përfshirë dhe autorin e ngjarjes. Më shumë se 10 vetë u plagosën nga sulmi, të plagosurit janë dërguar në spitale, shtoi ai.

Sulmi vjen menjëherë pasi Presidenti Obama, në një intervist për BBC, u shpreh i zhgënjyer për mos arritjen e një konsensusi të gjerë për miratimin e një ligji mbi sigurinë dhe kontrollin e armëve të zjarrit në SHBA.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *