Tre thasë më drogë dhe 20 mijë euro, pranga të riut në Korçë

Leda Hysa

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa i janë gjetur 46 kilogramë kanabis dhe 20 mijë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit e cila shprehet se ky është rezultati i operacionit të koduar “Ndjekja”.

Mësohet se i arrestuari ka tentuar t’i largohet uniformave blu, por tentativa e tij ka dështuar.

Policia e Shtetit njofton si më poshtë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *