Ngritja e një hidrocentrali në Skavicë është planifikuar që në periudhën e regjimit komunist.
Kaskada e re do të shërbente si një menaxhues i rezervave hidrike edhe për hidrocentralet e tjerë më poshtë.
Teksa opozita ka denoncuar ngritjen e një hidrocentrali më të vogël dhe poshtë projektit fillestar nga një kompani turke, ministri i Energjisë jep qëndrimin e tij për këtë çështje.
Sipas Gjiknurit, hidrocentrali i Skavicës nuk mund të ndërtohet pasi kërkon kosto të madhe financimi.
Gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore, KfW-së gjermane dhe disa institucione të tjera, ministri prezantoi studimet e Sogreas për potencialet e Drinit të Zi. Studimi i Sogreas jep tre variante të shfrytëzimit të këtij potenciali
Varianti i parë me HEC Skavica 441 m konsiderohet i pafinancueshëm
Skavica 441 zhvendos 10 mijë persona, përmbyt 5861 HA
Varianti i dytë me dy diga, Katund i Ri dhe Skavica 395 m
Varianti i tretë me dy diga, Katund i Ri dhe Skavica 385 m
Dy variantet e fundit konsiderohen të financueshme nga studimi
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se për rastin e Katundit të Ri që nuk ndikon në menaxhimin e Kaskadës aktuale të Drinit dhe nuk pengon projektin e Skavicës 395 apo 385, është vendosur që t’i jepet mundësia ta ndërtojë një operator privat.
Aktualisht i është dhënë një bonus një bashkimi kompanish turke, të cilat kanë paraqitur një projekt dhe ofertë të pakërkuar për HEC Katund i Ri. Gara e cila ende nuk është çelur për këtë koncesion, lejon mundësinë e pjesëmarrjes së çdo kompanie tjetër të interesuar për këtë projekt.
Ndërkaq, për rastin e Skavicës, sipas variantit ende në diskutim 395 apo 385, qeveria insiston në gjetjen e formave të financimit që këtë vepër ta realizojë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Z.Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të asistonin qeverinë shqiptare për të studiuar dhe këshilluar format e financimit që do të ja mundësonin KESH-it të ishte administruesi i HEC Skavicës. Kjo vepër konsiderohet me ndikim në skemën e shfrytëzimit edhe të kaskadës aktuale të Drinit, HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Ministri Gjiknuri tha se tanimë situata financiare e sektorit energjitik dhe vet kompanisë së prodhimit KESH po shkon drejt përmirësimit dhe do të ishte zgjidhja më e mirë që HEC Skavicën ta gjejë formën e financimit vet korporata. /Dita/


Nuk kam kurrfare nostalgjiet.Po vlersimin e kerkjo tek puna dhe jo tek guna.
Ja ketu shifet kontrasti ndermjet dy sistemeve.Ati komunist i varfer po qe ishte i gatshem te ndertonte hidrocentralin e Skavices ashtu sic shkruhet ma siper.Ne ate kohe ishte vetem zgjidhja me marrveshje te dy palve kendej e m’at ane te kufinit.
Sot te zgerlaqunit e sistemit demokratik kruajn kryet dhe paraqesin dy variante sepse varianti i monizmit don kosto te madhe.Sistemi i pasur i ekonomis tregut nuk ka vuxhut.
Tashti a asht e ndershme te vlersohet e te riabilitohet Ahmet Zogu qe nuk bani asgja per Shqipeni vec Ures me harqe mbi lumin Mat.E te mohoni kollosin e ngrehines ne te gjithe trollin Shqiptare ne te gjitha fushat qe kjo shqiperi nuk ka pa ndonjihere,ngrehina industriale,tekonologjike arsimore dhe shendetesore me nivele te kalibrit boterore.
Edhe i Vdekur Hoxha do ju detyroj ti jepni piedestalin e merituar.Ai aty ku pushon nuk merzitet.Ju shpupurisheni ne gjallesen tuaj te hakrrosur ndaj ti.E persri ju mund.
Harten ja u ka dhene Gjiknuri apo e keni sajur vete ju te Dites? Se po e pati dhene Gjiknuri me kuotat qe jepen ne krye te hartes, nuk ja vlen te merresh me arsyetimet e metejshme te tij. Tumg