Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ndjehet krenar me vëllezërit e tij.
Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, ka postuar në rrjetin social Facebook një foto shumë interesante me vëllezërit e tij Taulant dhe Agon Xhaka.
Ai ka thënë se ndjehet krenar që të tre luajnë për kombëtare të ndryshme, Taulanti për Shqipërinë, ai për Zvicrën, ndërsa Agoni për Kosovën.
“Tre vëllezër, tre kombe. Krenar”, shkruan Xhaka.

lali,e ke shkrujt gabim,tre vellezer,tre perfaqesuese,NJE KOMB…..harrove,O SA MIRE ME QEN SHQIPTAR…..
Po ku i nxjerr ti mor Granit djali tri kombe ne nje familje?!!!
Behet fjale per tri nenshtetesira te ndryshme dhe per pjesemarrje ne nje ekip perfaqesueste nje shteti europian.Eshte koncept i gabuar sot e tutje te quhen ekipe kombetare perfaqesueset e shteteve ne kompeticionet sportive nderkombetare,mbasi shtete te ndryshme u kane dhene shtetesine te huajve nga kombe e etni te ndryshme.Zvicra per nga etnite kombetare qe jetojne ne ate konfederate mund te quhet shumekombeshe por ekipi i saj eshte thjesht perfaqesues i Konfederates zvicerane dhe jo nje skuader “kombetare”.Graniti yne i pa mireinformuar gabon edhe me rende kur quan tri vellezerit e nje gjaku dhe te se njejtit komb se jane nga tri kombe,ndonese ata vec luajne ne perfaqesuese te ndryshme.
Ka ardhe koha qe edhe FIFA dhe UEFA t’a shohin kete problem ne emertimin e ekipeve te shteteve pjesemarrese ne garat nderkombetare.
per kombetaret e tre shteteve te ndryshme