Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tre viktimat e aksidentit në Kukës, babë e bir dhe shoferi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Tre viktimat e aksidentit në Kukës, babë e bir dhe shoferi
KronikeLajm i fundit cicerr

Tre viktimat e aksidentit në Kukës, babë e bir dhe shoferi

anazapta
Published November 4, 2013
Share
SHARE

Janë identifikuar mëngjesin e djeshëm tre viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur rreth mesnatës së shtunë në Kukës. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23:20, kur një kamion i ngarkuar me tulla doli nga aksi kryesor Kukës-Kolsh, goditi trafikndarësen dhe u përmbys. Mjeti mbante targa të Kosovës, ndërsa në të udhëtonin tre persona.

Policia bëri të ditur se 2 prej viktimave janë pjesëtarë të së njëjtës familje, babë e bir, nga Shënmëria dhe i treti është shoferi i mjetit të rëndë. Ata janë Idajet e Bashkim Shpata, 19 dhe 45 vjeç, nga Fshati Shën Mëri i Kukësit, si dhe Dem Saraçi, 40 vjeç, nga fshati Kryemadh. Autoritetet thanë se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë, që solli si pasojë humbjen e kontrollit të automjetit.

Kamionçina u përplas me trafikndarësin, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre viktimave. Pas aksidentit u bllokua për disa orë segmenti nga Tuneli i Kalimashit, deri në Kukës, ndërsa u deshën disa orë për identifikimin e viktimës së tretë.

anazapta November 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?