UNICEF si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë deklarojnë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, rastet e fruthit janë trefishuar krahasuar me vitin e kaluar. Kjo sëmundje tashmë po njeh shpërthimin e saj.
Rreth 170 milionë fëmijë në të gjithë botën, nën moshën 10 vjeç, janë prekur nga fruthi, gati gjysmë milioni janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe 2.5 milionë në SHBA. Qyteti i New York ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Rastet e fruthit kanë arritur në nivelin më të lartë në Evropë në 20 vite.
Një deri në tre njerëz që preken nga sëmundja, humbin jetën ndërsa disa të tjerë shfaqin komplikacione serioze si pneumoni dhe madje deri në verbim.
SHBA kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të fëmijëve që nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës mes 2010-2017 e pasuar nga Franca dhe Britania e Madhe.
Në vendet më pak të zhvilluara sipas UNICEF, situata është më kritike. Në Nigeri rreth 4 milionë fëmijë nën një vjeç nuk e kanë marrë dozën e pare pasuar nga India, Pakistani, Indonezia dhe Etiopia.
o.j/dita
