Rekordi për 2013-ën i shkon….Gareth Bale-it

redaktor

Qoftë ju pëlqejnë ose jo, saga e transferimit gjithmonë arrijnë të bëhen lajme kryesore. Dhe, çfarë mund të ishte më e madhe se rekordi transferues për Gareth Bale?

Pas disa muajve spekulime dhe mohime e refuzime, Gareth Bale më në fund arriti të transferohet nga Tottenham Hotspur te Real Madridi për një shumë marramendëse, 100 milionë euro.

Uellsiani kështu realizoi ëndrrën e tij fëmijërore, për të luajtur për fanellën e Real Madridit. Deri tash Bale ka shënuar nëntë gola në 17 paraqitje në të gjitha garat për Realin, përfshirë edhe një hat-trick ndaj Real Valladolid, derisa vazhdon të adaptohet në La Liga.

Por, a ia vlejti të paguhet një shumë e tillë për Bale? Ky është një debat që do të vazhdojë mbase për vite, secilën herë kur të hapet afati kalimtar. /Telegrafi/|

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *