Tregjet ambulante, taksë ditore për çdo tavolinë

redaktor

Tregtarët ambulantë nuk do të tregtojnë më në trotuare, duke zënë hapësirat publike, por në tregjet e reja në lagje që përmbushin kushtet higjieno-sanitare.

Njësitë vendore do të përcaktojnë vendet ku do të ndërtohen tregjet e reja dhe tregtarët do të paguajnë taksë ditore nga 50 deri në 100 lekë për tavolinë.

Shembulli i parë po jepet në njësinë 5 ku prej ditësh intensivisht po vijojnë aksionet për lirimin e hapësirave publike.

Violeta Kila, administratore e kësaj njësie, tregoi se kjo njësi ka propozuar 14 tregje që mund të bëhen në këtë sipërfaqe kaq të madhe.

“Është menduar që të gjithë tregtarët në rrugë të sistemohen në këto tregje, ku do të ketë kushte shumë komode, do ketë higjienë, do ketë shërbime kundrejt një tarife të vogël nga 500 deri 1000 lekë të vjetra”, tha ajo.

Sipas administratores të kësaj njësie, ky rregullim i tregjeve ka dy arsye që lidhen me mundësinë që u jepet qytetarëve t’i kenë tregjet afër si dhe mundësinë që u jepet tregtarëve të trotuareve të orientohen drejt tregjeve formale.

“Qëllimi i Bashkisë së Tiranës nuk është që këta të ikin dhe të ngelen pa punë, por që këta të sistemohen në tregje dhe të jenë komod ashtu si të gjithë tregtarët e tjerë”, shtoi Violeta Kila. Çdo tregtar do të lajmërohet paraprakisht nga administratorët e tyre përpara aksionit për largimin e tyre nga hapësirat publike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *