Tregojnë se njëherë e një kohë…

anazapta

Ishte koha kur Enver Hoxhën e kishin rrëzuar në Tiranë, kurse në Gjirokastër qëndronte mbi piedestal i ruajtur nga dy policë, djem te rinj. Aty pranë kalon një plak me brucë, i cili pyet policët: -Qysh u ditë more djem, ç’bëni këtu, qenkeni edhe të veshur keq?

-Ç’të bëjmë? Jemi në detyrë, po ruajmë komandantin nga keqbërës demokratë.

-Pse more djem, çka bërë që e ruani, unë nashti u ndava me Çerciz Topullin që rrinte rëndë-rëndë pa roje…

-Epo kemi urdhër, xhaxha…

-Aha, çoç do ketë bërë qerratai, po shikoni jetën tuaj se jini të rinj. Ata që çoç të liga bëjnë, edhe do paguajnë një ditë, paçi uratën. Të mirin e ruan nderi, – u tha plaku dhe ngau rrugën e tij…

 

Letër e nënshkruar: Siri Sulejmani

Share This Article
3 Comments
  • Habitem se si Gazeta Dita boton letrat e analfabeteve te alfabetizuar ne kohen e Hoxhes!!! Se di analfabeti sot qe kur hudhe bustin preve degen ku ishe ulur dhe re ne grope dhe tani kendon si miza ne maje te bajges!!!

  • Ky Zagar Siri Sulejmani i bente elozhe Enver Hoxhes ne kohen e vete madje me rastin e pervjetorit te lindjes se Enverit Ky Zagar eshte nje nder derguesit e Urimit per “komandantin” . Po keta zagare sa vdes i zoti s’e kane per gje te “lehin” per tjetrin qe del mbi ta…

  • Perpara se te ofendoni tjetrin,vini adresen more fundrina pasi Siriu e ka shtrire dinjitetin e tij ne rreth dyqind shkrime dhe gati nje dyzine libra te shkruara ne kabineat e eskavatoreve dhe buldozereve. Kurr nuk ka ndodhur te bej elozhe ndo nje personi,pasi partite politike i kam quajtur publikisht shkaterrese te dinjitetit kombetar. Ne kohen e komunizmit,te cilit i ngordhi kali ne Kremlin, kam vuajtur pasojat e thenies: “Tufezimi i Enver Hoxhes i hoqi fshaterit shqiptar sapllakun e dhalles nga goja” Kurse fjalen e marre vete jo pa qellim ne pallatin e kongreseve,i futur me nje ftese miku e nisa me kete deklarate qe per nje cast vuri ne heshtje sallen; Ka ardhur koha qe shqiptaret te heqin dore nga hieja e idividit perendi..Dhe duke par shqetesimin e presidentit Berisha,vazhdova: E them kete pasi per pesedhjete vjet lam e lyem qeverrine dhe e lame ne fund te botes Shqiperine. E tere kjo duhetv te gjendet ne celuloid te televizionit shqiptar. Ju dhente m,endje e maturi Zoti,per vehte se jetes nuk i dihet….Siri SULEJMANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *