Tregtarët në protestë kundër Tatimeve

Saimir Lleshi

Dhjetëra tregtarë protestuan sot përpara Medresesë kundër masave të ashpra të Tatimeve. Protesta u zhvillua e qetë përreth 30 minuta, ndërsa të pranishme ishin edhe forcat e policisë.

Ata parashtruar tri kërkesa ndaj qeverisë: Të mos kenë kontrolle të shpeshta tatimore; të mos miratohen ndryshimet penale që parashikojnë dënim të tregtarëve; si dhe të lejohen të punojnë të qetë.

“Drejtoria e tatimeve duhet të na lejojë të punojmë, 4 grupe tatimesh na kontrollojnë gjatë një dite. Kjo situatë kontrollesh vijon prej tre muajsh”, shprehen tregtarët e tregut çam.

“Kemi dalë për bukën e gojës, të vesh gjobë 5 milionë lekë për një kupon. Të vesh 5 milionë lekë se nuk ke inventar, çfarë inventari. Këtu është tregu i lire, i merr 5 lekë aty dhe i shet 7 lekë këtu. Poshtë diktatura, po na bëjnë diktaturë. Nuk ka as opozitë në Shqipëri. Ku janë ata të çohen, vetëm llafe kanë ata”, shprehet një tregtar i tregut të Medresesë.

Tregtarët paralajmëruan një tjetër protestë ditën e premte, kësaj here përpara Kryeministrisë. /Dita/

Share This Article
6 Comments
  • Tregetaret, apo me mire me thene Matrapazet kerkojne te vjedhin te qete. Dihet se me cfare “dokumentash” tregtojne, sistemi i tyre punon vetem ne marrje, per te derdhur detyrimet ne arken e shtetit qe jane minimale me bilance te fallsifikuara, kerkojne te mos kete shtet dhe kontroll. Tregu “CAM” ne mes te qendres ne Tirane, ja ka kaluar edhe Kandaharit, duhet te mbyllet, jeta e banoreve ne ate zone eshte bere e padurueshme, nuk ka asnje rruge apo rrugice qytetaret qe te jete e lire, per femijet se ku do te luajne apo rrine e di vetem nje zot etj etj.

  • Tregetaret,dhe keta qe protestojne,nqs duan te punojn te qet,le te paguajne ato tatime sipas ligjit,dhe te zbatojne ato ligje qe ka ven qeveria.Nuk po meret vesh se çfare kerkojn keta? ndoshta duan te jene me te medhenje se qeveria(bishti me i madhe se saqepari nuk behet).Shteti ka rregulla,dhe keto rregulla duhen zbatuar,se jane per te miren e pergjthsheme.Por pd-ke nuk te le te qet,jan ata qe i shtyjne keto,pasi duan gjithemon destabilizim.

  • Eshte nje veprim jo vetem legjitim por dhe mjaft i ndjeshem.
    Duhet te jesh o megalloman, ose qorr qe te mos kuptosh gjene me te thjeshte qe duan te tregojne keta njerez qe manifestojne apo protestojne.
    Protestojne per buken e gojes, per sigurimin minimal te jeteses se perditeshme, kostua e se ciles rritet pa u ndalur.
    Nuk eshte informalitet te perpiqesh per mbijetese ne kete situate te renduar ekonomike nga papunesia ne rritje, dhe varferia ekstreme po ne rritje.
    Institucioni i tatimeve qe mbahet me taksapaguesit edhe te ketyre protestuesve qe jane nje hap larg lypsave te rruges, jo vetem duhet te jete me i kuijdesshem ne sjelljen ndaj tyre, por dhe me i pergjegjshem per justifikimin e dites se punes dhe te mos merret me cingerima sardelesh por t’i ngulet oazit nga buron qofte informalieteti , qofte korrupsioni, qofte dhe krimi apo mafia; biznesi i oligarkeve me suport politik, te atyre qe kane apo kane humbur karriket e pushtetit.

  • Keta zoterinj kane te gjithe drejten e botes te protestojne, te ankohen, te bllokojne rruge e cju doje zemra dhe e ka per detyre qeveria qe ti japi zgjidhje problemeve te tyre, por:
    Ne bashke me prinderit tane qe kane nje jete qe punojne, paguajne taksa, tatim fiteme, siguracione shendetsore e shoqerore, qe paguajme cdo cmim qe ky tregtare vendos per produktin e tyre, qe paguajme energji elektrike, uje etj etj etj jemi te papergjegjshem? Jo jo, duhet ta kuptojne edhe keta qe nese duan te punojne duhet ti kene te gjitha ne rregull, ska me cju doje bytha, aty nese I pelqen nese si pelqen te vdesin buke se nuk jane njerez me te mire se ne.

  • **.Proteste tregtaresh e matrapazash unikale ne bote ..! ,te mos kontrollohen se çfar bejne ***dhe shteti te fleje gjume ,hajde tregtetar te qepes !,luani harushen si e keni luajtur 24 vjet duke shitur mallra te skaduara ,mallra kondrabande,me çmimet spas deshires tuaj te talleni me popullin .~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *