Tregtia e mallrave shqiptare me vendet fqinje ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit mars të këtij viti. Shifrat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë njëkohësisht se rritja e eksporteve është e ndjeshme edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e mallrave të eksportuara, ku kryesisht përfshihen, mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike dhe ushqimet, ka arritur vlerën e 19 miliardë lekëve. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë kohe ka pasur një rritje më të lehtë të importeve, krahasuar me shkurtin 2013, duke arritur në 38 miliardë lekë. Në këtë mënyrë deficiti tregtar gjatë marsit është frenuar në nivelin 19 miliardë lekë. Referuar shifrave zyrtare të INSTAT për periudhën Janar-Mars 2013, në tre muajt e fundit deficiti tregtar ka ardhur në rritje. Ndërsa po ta krahasojmë me muajt e fundit të vitit 2012 shifrat janë në rënie.
