Përshëndeje Dita. Morali ne shekuj ka ardhur duke u prefeksionuar ne shoqerine njerezore . Shoqeria njerezore njeh dy lloj kushtetutash: kushtetuten e ligjeve shteterore dhe kushtetuten e ligjeve morele .Ligjet e kushtetutave shteterore kane nje jetegjatesi me te shkurter se ato te ligjeve morale. Ato ndryshojne sa here ndryshojne regjimet politike, kurse kushtetuta e ligjeve morale ka nje afat shume me te gjate se ato te ligjeve shteterore. Ligjet morale jane produkt i shoqerise njerezore duke perfeksionuar sjalljet e individeve ne shoqerine e tyre , prandaj kane jete shume me te gjate se ato shteterore. Populli yne njeh nje tregti qe eshte bere ne shekuj me mallrat qe disponon .
Çfare po ndodh sot ne Shqiperine tone? Ndoshta dhe me gjere se vendi yne. Kjo tregti qe zhvillohet sot i ka kaluar kufinjte e ligjeve morale njerezore, nuk po behet vetem per mallrat sipas tradites se hershme. Sot tregtia po verteton fjalet e poetit Hasan Zyko Kamberi te cilat ne nuk po i permendim me vargje, por po vertetohet ne jete se çdo varg dhe çdo strofe e tij qenka nje realitet i gjalle ne shoqerine e sotme.
Nuk kishim degjuar me pare nje tregti te tille e cila ka sjelle dy fenomene qe po e trondisin shoqerine tone njerezore ne Shqiperi.Ne nuk po permendim emra , por ato njihen ne shoqerine tone shqiptare. Sot shiten e blihen kryetar partish e individ te veçante si deputet te forcave te ndryshme politike , shiten e blihen vota,shiten e blihen individe te veçante duke perfshire ministra , Zv/ministra dhe keshilltar ne pushtetin vendor , por kjo arrin deri dhe ne nivel kryeministri.
Ky fenomen sot ne Shqiperi ka bere diçka realitet , duke e bere te vdekur demokracine para kesaj tregtie, e cila gjendet vetem ne leter , sepse kur shitet dhe blihet dhe vota dhe trafikohet ajo, çfare emri ti veme?
Veprime te ketij lloj shkembimi tregtar dhe per sa thame me siper ka hedhur mina bombarduese edhe tek morali e shoqerise njerezore. Nuk ishte pare dhe degjuar qe te shitet e te blihet njeriu si keshtu si sot . Shiten e grabiten gra, vajza, femije, arrin puna deri atje sa nje pjese prej tyre te behen pjese kembimi per tregti shitje dhe organet e tyre njerezore si:zemra, veshka, melqi , etj,etj, te cilat sot pa gje te keq i degjon ne mediat e shkruara dhe vizive.
Kush me thote mua ku jane vlerat morale, kur keto qe thame me lart jane realitet i padiskutueshem. Kur popullin tone e ka mbajtur besa, morali, fjala e dhene. Sot kudo degjon se X-si apo Y-ne jane pasuruar ne menyre te paligjshme dhe te pamoraslshme te pa argumentuara asgjekundi dhe ne permes ketij veprimi te pamoralshem ka filluar te perdoret sllogani : kush eshte i zoti , mos i shkofte i zi moti. Dhe kjo shprehje e perligj te pamoralshmen , te cilat po e gerryejne shoqerine tone njerezore nga dita ne dite.
Nuk e di se sa kohe do ti duroj populli shqiptar keto fenomene negative.
Letër e nënshkruar: Hakik Visha, Kukës
Zoti Visha,
Keni te drejte se ne ditet e sotme fjala tregti po merr nje dipension te ri.Te pe degjuar me pare siq thoni Ju ne opinionin tuaj.Atehere lind pyetje:Ku po shkojme?Urojme qe populli te thote fjalen e tij,sot sa s’eshte vone.
as qe behet fjale per tregeti te ndereshme monopolet te heqin qafe sepse nje shtet ikapur nga mafia eshte epa mundur te vere regulla