Tregu i banesave, BSH raporton ulje të çmimit

Dita

Çmimet e shitjes së apartamenteve dhe qerave kanë pësuar rënie. Banka e Shqipërisë konstaton në raportin e politikës monetare se kjo ka gjallëruar kërkesën dhe ka nxitur kreditimin. Ndërkaq agjentët imobiliarë shpjegojnë se pas shumë vitesh ngërçi, çmimet kanë rënë për të gjitha zonat. Përsa u përket qerave, qytetarët preferojnë hapësira të vogla, që kanë edhe çmimet më të ulëta.

Ndërtuesit po ulin çmimet e shitjes së apartamenteve, në përpjekje për të çliruar nga ngërçi tregun dhe për të krijuar likuiditet.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për rënie të indeksit të çmimit të banesave me 4.8% në tremujorin e katërt të vitit 2015, pas rritjes në tremujorët e mëparshëm.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se çmimet kanë rënë në të gjitha zonat e Tiranës, ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie çmimesh ka gjallëruar kërkesën për blerje banesash.

Share This Article
1 Comment
  • Si tha ky cami, I Bankes se Shqiperise..ekonomia po rritet por cmimet e apartamenteve po’ ulen..ekonomist I shkelqyer ky..mastera pa fund si ata te Ahmetaj…Thoni qarte qe e ka vene atje Rama se deshte Idrizin aleat..Nese fullani vodhi 5 mil Eur, ky do rrjepe gjithe depoziten..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *