Sektori i Komunikacionit, Industrisë Përpunuese, Fasonët dhe Turizmi, janë fushat më të kërkuara për punësim. Pas këtyre sektorëve, pason edhe fusha e marketingut, e cila po merr rëndësi kohët e fundit. Këto janë të dhënat e fundit nga raporti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, rezultate të periudhës 6-mujore të këtij viti, nga 1 Janari, në 1 Qershor. Duke iu referuar të dhënave, në sistemin informatik janë të shpallura rreth 11590 vende të lira pune në 619 ndërmarrje. Pjesën më të madhe të kërkesës për t’u punësuar e zënë sektori komunikacionit me profil operator telefonik, me 5900 vende të lira pune, sektori i Industrisë me 1500 vende të lira pune, dhe Turizmi i cili është në pritshmëri rritjeje të punësimit në prag të sezonit të verës. Ndërkohë që në sistemin online puna.gov.al, janë shpallur 4320 vende të lira pune, nga 137 ndërmarrje. Ndërsa për inxhinierë elektronik, kimist, teknikë, kërkesa e tregut është e lartë.
