Tregu i sigurimeve për 8-mujorin e këtij viti u rrit me afro 41%, ndërkohë që dëmet e paguara janë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rritja e tregut ka ardhur kryesisht nga produktet e sigurimit motorik për mbulimin e përgjegjësive ndaj palëve të treta. Të ardhurat nga kjo kategori, që përfshin sigurimin e brendshëm TPL, kartonin jeshil dhe policën kufitare janë rritur me 80% me bazë vjetore. Nivelin më të lartë të rritjes e ka regjistruar pikërisht sigurimi i brendshëm motorik, ku vlera e primeve të arkëtuara është rritur me 90% krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e lartë e të ardhurave nga ky produkt lidhet direkt me marrëveshjen për tregtimin përmes një brokeri të përbashkët, që lejon kontroll të tarifave dhe, deri tani, ka shmangur shitjen e policave me çmime tejet të ulëta, siç ka ndodhur shpesh deri vitin e kaluar. Sidoqoftë, kjo praktikë e ndjekur nga kompanitë është objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës, që ka vërejtur shenja të kufizimit të konkurrencës dhe dyshon për marrëveshje të ndaluar. Rritja e tregut të sigurimeve i detyrohet kryesisht politikës së ndjekur në çmime dhe jo rritjes së kontratave të sigurimit, që rezultojnë vetëm 0.5% më shumë krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimeve këtë vit kanë rënë me 0.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritje e dëmeve të paguara regjistrohet në segmentin e sigurimit të jetës, ku kompanitë kanë paguar dëme në vlerë 39% më të lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Sa te jete kokepalari Avni Ponari ne kete treg te qelbur sigurimesh gjithshka mund te ndodhe (marreveshjet e ndaluara, mospagesat e demeve, investimet ne kundershtim me Ligjin per Sigurimet).
Kapteri nga Tropoja Avni drejton tregun e Sigurimeve ne Shqiperi. Vaj medet….
Jane rritur arketimet…domodsdo !! kur eshte katerfishuar cmimi nderkohe qe jane pakesuar shitjet e TPL…..
…nderkohe,eshte duke hetuar Autoriteti i Konkurrences….!!?? Pika qe s’u bie…ke do te genjeni..? neve ! Jo ore jo,por keni kapur kete shtet te dhjere qe nuk eshte…!! koj eshte e gjitha….!! 20 eur kartoni jeshil per nje vit ne serbi apo mal te zi dhe te shetisesh gjithe Europen….400 eur kartoni jeshil ne shqiperi dhe nuk ke shans te demshperblehesh….