Tregu shqiptar, drejt orientimit në prodhimin vendas

Dita

Vitet e fundit i është mëshuar më së shumti idesë së prodhimit vendas, jo vetëm për të mbuluar tregun tonë, por dhe për të eksportuar në tregjet e huaja. Duket se tashmë sipërmarrja vendase e ka pranuar këtë tendencë, duke  e investuar portofolin e tyre në prodhimin vendas. Kjo sipas të dhënave të shoqatave të biznesit është e orientuar në bujqësi dhe blegtori, por nuk mungojnë gjithashtu iniciativat në prodhimin me cikël të mbyllur.

Kjo tendencë e investitorëve tashmë ka filluar të ndihet dhe në treguesit fiskalë, pasi shihet që niveli i importeve ka tendencë rënie në disa sektorë. Kjo referuar të dhënave paraprake të ku për 5 mujorin e parë të këtij viti, vihet re se të ardhurat nga taksa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) janë më rënie nga një vit më parë. Më konkretisht, të ardhurat nga ky zë për 2015 janë në vlerën e 47.1 miliardë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin në 50.4 miliardë lekë.

Po sipas të dhënave, vlera më e madhe e mosrealizimit të të ardhurave nga TVSH është në administratën doganore, e llogaritur në 2.8 miliardë lekë më pak se planifikimi, ndërsa 500 milionë lekë nuk janë realizuar nga administrata tatimore. Referuar statistikave, se ku është më e theksuar kjo rënie vihet re se të ardhurat nga zhdoganimet e karburanteve, rënia e nivelit të importit të energjisë elektrike dhe materialeve të ndërtimit. Ndërsa duke analizuar shkaqet, rënia e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare ka ndikuar në uljen e të ardhurave nga TVSH për këtë zë, si dhe rritja e prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të shumta në fillim të këtij viti, uli ndjeshëm importin e saj.

Gjithashtu pezullimi i dhënies së lejeve të ndërtimit si dhe kriza në këtë sektor ka ulur ndjeshëm importin e materialeve të ndërtimit, duke bërë që të ardhurat në dogana të bien ndjeshëm nga ky zë. Por tej vështirësive në të cilat ndodhet sipërmarrja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, sipërmarrja po investon në tregun vendas, sidomos në prodhimet bujqësore. Kjo tregon se konsumatori tashmë po merr produkt vendas, pa patur nevojën e eksportimit të produkteve të ndryshme. Megjithatë sektorë të tjerë të ekonomisë gjatë kësaj kohe mbeten ende në staniacion, duke kërkuar alternativa të tjera për të mos dalë nga tregu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *