Tregu tek ish-Uzina Dinamo i shpëton drynit

anazapta

Situata e rënduar në tregun e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet mbyllet me ndëshkimin e disa subjekteve tregtare, të cilat nuk plotësojnë kushtet e higjienës për shitjen e produkteve. Autoritetet e Ministrisë së Bujqësisë bëjnë me dije se nuk do të ketë mbyllje të tregut, sikundër dhe u pretendua nga autoritetet vendore. Kjo pasi kontrollet e kryera kanë treguar se nuk është i kontaminuar me cianur. Duke vënë në dukje faktin se tregu nuk do të mbyllet, zyrtarët e këtij institucioni konfirmojnë se thjeshtë janë penalizuar të gjitha ato subjekte që nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare të shitjes së produkteve, duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.

Në këto kushte vetëm tregtarët që kanë shkelur standardet e sigurisë ushqimore duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve, do të largohen nga tregu i Ish-Uzinës Dinamo. Ndërsa tregtarët konform rregullave do të vijojnë aktivitetin e tyre normal, çka lë të nënkuptohet se tregu nuk do të mbyllet. Konfirmimi për këtë situatë është bërë gjatë ditës së djeshme nga kreu i Menaxhimit të Riskut në Ministrinë e Bujqësisë, sipas të cilit nga kontrollet e ushtruara deri më tani janë penalizuar disa subjekte në këtë treg me gjoba, por nëse ato do të plotësojnë kushtet do t’i rikthehen punës normalisht.  Më tej, zyrtarët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit sqarojnë sa i takon transportimit të cianurit se malli në tregun e ish-Uzinës Dinamo nuk është i kontaminuar.

“Shqetësimit të Bashkisë, ne i jemi përgjigjur duke marrë ato mostra që ne disponojmë dhe kemi marrë edhe analizat që tregojnë që nuk ka pasur kontaminim. Ne kemi mbyllur subjekte në Uzinën Dinamo për ato kushte që janë vërejtur gjatë inspektimit”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme drejtor i menaxhimit të riskut në AKU, Florian Pullazi. Ndërkohë që ka bërë të ditur se do të vijojnë kontrollet për sigurinë ushqimore në të gjitha rrethet e vendit e jo vetëm në kryeqytet. Për një pjesë të subjekteve që janë kontrolluar për shkeljet e konstatuara krahas gjobave, është vepruar edhe me konfiskim të mallit.

“Kemi ndërmarrë edhe kontrolle për tregjet e tjera të Tiranës. Gjithashtu kemi bërë edhe sekuestrim malli për produktet bujqësore. Duhet t’ju them se në tregun e Kasharit kemi bërë sekuestrimin e 3.2 ton mish, i cili ka qenë në afatet që nuk lejon ligji”, ka nënvizuar Pullazi sa i takon kontrolleve të kryera.

Situata në tregun e ish-Uzinës Dinamo, ka qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve vendore e atyre qendrore gjatë ditëve të fundit. Kundrejt shqetësimit të ngritur nga Bashkia e Tiranës për ndotjen e këtij tregu, kontrollet e kryera nga autoritetet e AKU-së, kanë treguar se nuk ka përmbajtje të cianurit, e për rrjedhojë nuk do të ketë mbyllje të tregut.

Share This Article
1 Comment
  • Si ja dhjete atij nenkryetarit te Bashkise , servilit te Pollos dhe tanime i Bashes, qe ka zgjedhur tamam tipin qe i pershtatet atij vete?Oj me flet burri ne TV tamam si me qene ne kandidim per “kurve”, duke perplasur shpesh qepallat e syve e duke bo seriozin merakli per shendetin e banoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *