Trekëndëshi i Bermudës në ekonominë shqiptare

redaktor

Disa ekonomistë shqiptarë në një seminar ndërkombëtar të javëve të fundit i shpjeguan një specialisti të njohur të Bankës Botërore tre hone të mirëfillta të ekonomisë shqiptare: 1-Politikën ekonomike me ujin e pijshëm. 2 – Turizmin dhe 3 – Remitancat. Ky i fundit u përgjigj: “Më duket si trekëndëshi i Bermudës” (një zonë e trazuar në Oqeanin Paqësor ku mbyten shumë anije).

 

1 në 3 familje, pa rrjet uji në shekullin XXI!

Kështu, sipas Census-it të INSTAT, në shkallë, vendi rezulton se vetëm 66 përqind e banesave të shqiptarëve kanë rrjet ujësjellësi brenda banesës. Pra, në çdo tri banesa, një prej tyre nuk ka ende rrjet të ujit të pijshëm. Me keq situata është në qarkun e Dibrës, ku gjysma e banesave nuk kanë ujë të pijshëm brënda shtëpisë, ndërsa në Tiranë dhe Vlorë  në çdo 4 banesa nuk kanë ujë të pijshëm. Ky bilanc është i një qeverie që mburret se po e shndërron Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon. Por këtyre mburrjeve u ka rënë i gjithë kallaji. Është e njëjta qeveri që mburret se ka trefishuar numrin e turistëve në Shqipëri. Mirëpo të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një sektor turistik në rënie të fortë, në nivel të kontributit për ekonominë e vendit. Të ardhurat nga turizmi kanë qenë tremujorin e parë janar-mars 2013 mbi 14 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2012.

 

Pse perspektiva në turizem ngelet e zymtë

Ekspertët në Bankën e Shqipërisë shpjegojnë se numri i turistëve nuk ka rënë, por shpenzimet e tyre janë ulur ndjeshëm. Dhe detyra që ta mbash një turist të huaj sa më gjatë në Shqipëri nuk është vetëm e operatorëve turistikë, por edhe e strukturave qeveritare. Këto të dytat kanë dështuar tërësisht. Në vitin 2012, të ardhurat nga turizmi ishin 1,16 miliardë euro. Këto të ardhura përbëjnë rreth 12 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.

Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat pësuan një rënie 117 milionë euro, ose  10,3 për qind.  Në krahasim me vitin 2009, të ardhurat nga turizimi në vitin 2012 janë pakësuar me 365 milionë dollarë apo me 20 përqind. Të dhënat paraprake të këtij viti dëshmojnë thellimin e tendencës për të arkëtuar edhe më pak para nga ky sektor që ia kalon ndërtimit për nga kontributi në GDP. Perspektiva në turizem ngelet shumë e zymtë, duke ditur lëvizjet dhe ofertat jashtëzakonisht të lira e konkurruese të strukturave turistike në Greqi dhe Mal të Zi, konkurrentët tanë kryesorë në këte sektor.

 

Rënia fatale e dërgesave nga emigrantët

Një tjetër kolonë ku mbështetej ekonomia jonë po mpaket gjithnjë e më shumë. Kjo, krahas efekteve të krizës, edhe për shkak të indiferencës totale të qeverisë së sotme për nxitjen e emigrantëve që të investojnë dhe të sjellin paratë këtu. Është fjala për remitancat, dërgesat financiare të mbi 1.2 milionë emigrantëve për në atdhe.

Në tre muajt e parë të këtij viti, janar-mars 2013, prurjet valutore nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit u ulën fort në 116 milionë euro, nga 167 milionë që sollën në të njëjtën periudhë të një viti me parë. Në vlerë rënia është rreth 50 milionë euro ose 30 për qind. Kjo renie është gati e barabartë me të gjithë rënien e dërgesave financiare për vitin 2012. Në krahasim me vitin 2007, në paratë që sjellin emigrantët në atdhe kemi një rënie me 33 përqind, apo një pakësim me 430 milionë dollarë. Dhe bëhet fjalë për një aktivitet që i siguronte ekonomisë sonë mbi 13 përqind të Produktit të Përgjithshem Bruto. Tani ky kontribut ka renë ndjeshëm, duke ulur edhe mundësinë e investimeve të vogla familjare apo te biznesit të vogël në Shqipëri.

Rënia drastike e të ardhurave të emigrantëve sjell një goditje edhe në punësimin rural dhe në uljen e varfërisë. Me dhjetra mijëra familje në veri dhe jug të Shqipërisë varen nga këto para. Qeveria jonë e tanishme nuk e ka vënë asnjëherë ujët në zjarr për fatin e emigrantëve në vendet fqinje, për të mbrojtur statusin dhe punësimin e tyre atje. Dhe me këto hone e me shumë të tjera e ka çuar ekonominë tonë tamam tek trekëndëshi i Bermudës.

Share This Article
7 Comments
  • JANE TAKSAT E SALIUT PRA. A SISHIM PAK PAS GJERMANISE NEVE? MBESHTET SALIUN E PERFUNDO NE TREKEMBESHIN E VDEKJES. KETE E KA KUPTUAR CDOKUSH, E KUSH SE KA KUPTUAR TE RRIJE E TE MOS E VOTOJE KUNDRA GJYSHIN QE TE HAJ GUR PASTAJ

    • trekendeshi i bermudes perbehet nga Saliu-Argita-Shkelzeni qe po ia pijne gjakun shqiptareve.
      Kjo eshte familja grabitqare qe gelltit cdo dite pasurine e shqiptareve dhe cdo mundesi per investim shkon ne xhepat e tyre.
      vetem kjo familje nuk ka njohur krize ne vendin tone, prandaj dalin me deklaratat qe nuk ka krize, nderkohe qe shqiptaret vuajne per buken e gojes.

  • Emigrantet ka qene shtylla kryesore per te mbajtur ekonomine shqiptare ne kembe, nderkohe qe kjo qeveri ka menduar vetem te zhvase shqiptaret me taksat e panumerta qe ka vene.
    Ekonomia e vendeve europiane ka pesuar krize, e reflektuar kjo ne remitancat, e reflektuar kjo me krizen ne ekonomine e familjeve shqiptare duke hedhur poshte pretendimet e kesaj qeveri qe ka rritur investimet, ka rritur rrogat, dhe prape jemi ne krize.

  • Gjendja ne shqiperi eshte tejet e rende dhe e prapambetur, kur ne vitin 2013 duhet ti premtosh edne shqiptareve uje e drita ky eshte nje turp, por ja qe eshte e vertet sepse ende shqiptaret nuk kane uje ne shtepit e tyre, ende nuk kane uje pe te vaditur tokat dhe ironija qendorn ne faktin se uji edhe na permbyt shpeshhere.

  • Eshte taksa e “zotit” te Salit ajo qe ka sjelle nje krize ekonomike te tejskajshme ne shqiperi. Sot punojne femijet neper rruget e shqiperis dhe kjo perben shqetesim per nderkombetaret dhe shoqatat ne mbrojtje te te drejtave te femijeve, por nuk perben shqetesim per shtetin ne ikje..Ai i ka detyrar ata qe te dalin te punojne sepse nuk u ofron ndihme ekonomike per te jetuar familjeve ne nevoje, por u jep nje lemoshe te turpshme.

  • ekonomia jone eshte per te ardhur keq,nuk mund te lejojme qe te vazhdojme akoma me rrugen e rrenimit , me rrugen e vrasjeve dhe shantazheve, ka ardhur koha qe shqiperia te rilinde, qe te kemi mundesi te kemi nje ekonomi me te mire dhe qe mbi te gjitha , te mos kemi nje kryeminister si sali berisha qe eshte shembelltyra e injorances

  • I vetmi tregues ne ritje jane depozitat ne banka.Mendohuni mire njerez se ky deliranti i pandreqshem qe eshte ne pushtet e ka doren e gjate dhe s’eshte cudi qe te vere dore ne to si te vetmet burime financiare te mbetura.Ju qe keni depozita,kudo ku jini, verini gishtin kokes dhe mendoni se c’munt te ndodhe ne qofte se nuk votojme per rotacion.Grabija me piramidat a nuk ndodhi nga i njejti njeri?VOTE 29 ERA Rilindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *