Mediat amerikane shkruanin dje për “liderin e shtrenjtë”, presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili ka qenë pjesë e një trekëndëshi dashuror midis gruas së tij dhe një këngëtareje të ansamblit kombëtar, e që ka bërë të fantazojnë jo pak bashkëkombësit e tij
Sipas të përditshmes koreanojugore “Chosun Ilbo”, bashkëshortes së kreut 30-vjeçar të shtetit, Ri Sol Ju, iu desh të luftonte shumë me një tjetër grua, Seo Un Hyang, për të fituar zemrën e liderit me të cilin do të martohej vetëm pak kohë më vonë.
Nga ana tjetër, Seo Un, këngëtare e orkestrës popullore “Unhasu”, herë pas here angazhohej për të kënaqur presidentin e mëparshëm, Kim Jong Il, i cili vdiq në dhjetor të 2011-s. Ajo njihet në të gjithë vendin jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për himnet patriotike dhe muzikën nacionaliste që lëvron, shkruan “Telegraph”. Seo Un pasi studioi për muzikë, u shfaq në filma të ndryshëm propagandistikë dhe njëkohësisht ishte dhe zëri kryesor i ansamblit.
I ndarë midis dy grash
Sipas disa dëshmive të mbledhura nga gazeta koreanojugore, Seo Un ishte një këngëtare e mirë dhe kishte një personalitet të spikatur, por mesa duket nuk ishte talenti i saj artistik që bëri për vete të riun Kim. Gazeta shkruan se kreu i shtetit komunist ka pëlqyer te ajo mënyrën e sjelljes perëndimore (lideri komunist është shumë i apasionuar edhe pas basketbollit amerikan dhe filmave aksion të prodhuara në perëndim).
Do të qe martuar me Seon, po të mos ishte për këshilltarin e tij personal që e bindi të merrte si grua Ri Sol Ju, meqë kjo kishte një ngjashmëri të pabesueshme me gjyshen e Kim, Kim Jong Suk, gruan e presidentit të përjetshëm, e cila njëkohësisht konsiderohet edhe si “Nëna e Kombit”.
Analistët nënvizojnë se Kim ka marrë mënyrat e sjelljes dhe stilin e veshjeve të gjyshit të tij, duke përfshirë këtu edhe prerjen e flokëve të tij. Madje ka spekulime se ai i është nënshtruar edhe disa operacioneve plastike për t’i ngjarë “Udhëheqësit të Madh”, në përpjekjen për të ndërtuar një bazë të sigurt të lidershipit të tij.
Disa muaj pas martesës së tyre, Zonja e Parë e shoqëronte bashkëshortin e saj në shumë prej vizitave të tij zyrtare rreth e përqark vendit edhe pse u tërhoq në prapaskenë që pas lindjes së vajzës së tyre, në fund të 2012-s.
Pas martesës së Kim, Seo Un Hyang, nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kthehej me orkestrën “Unhasu”, me shpresën se nuk do të pësonte të njëjtin fund si ish e dashura tjetër e Kim, Hyon Song Wol (balerinë të njëjtën orkestër), e akuzuar se kishte prodhuar video pornografike, e që në fakt pornografike nuk kishte asgjë në të./D.Gjuzi
Boli boli…
BOLI COLI!