Fitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë është komentuar si befasi e madhe në mediat serbe, por nuk ka qenë aspak e tillë për trajnerin holandez të Serbisë, të mirënjohurin Dick Advokat, i cili thotë se nuk është i befasuar nga suksesi kuqezinjve në Aveiro.
“Fitorja e Shqipërisë në transfertë kundër Portugalisë vetëm dëshmon se kemi të bëjmë me një përfaqësuese cilësore, por është edhe dëshmi e qartë se në grupin tonë nuk ka ekipe të dobët dhe këtë duhet ta kemi të qartë të gjithë. Mua nuk më ka befasuar ky rezultat”, është shprehur Dick Advokat.
Duket se ka ndryshuar brenda pak ditëve opinion trajneri Advokat, duke kujtuar se pak ditë më parë e kishte cilësuar Shqipërinë si skuadrën më të dobët në grup duke kërkuar pikët maksimale në dy ndeshjet që do të zhvillohen ndërmjet armiqve të përjetshëm.

Ky ka per te honger nja kater dick kshu per qef
Hollandez hesapi! E sjell sumen nga te doje. Gjithsesi edhe ne u mesuam me hollandezen tone… Lulushja e bashkise! 😉