Në këtë sezon në fakt nuk mund të eksperimentohet shumë me ngjyrat ose me modelet e ndryshme të flokëve, pasi vajzat preferojnë të qëndrojnë tek ngjyrat e mbyllura, ato të tokës.
Mirëpo, gjithsesi disa modele flokësh do t’ju duhen gjatë kësaj stine. Marie Claire na tregon se cilat janë trendet e flokëve për këtë sezon. Ju e keni në dorë zgjedhjen se cili model ju shkon më shumë:
Lulet mbi kokë
Lule për vjeshtë? Një gjetje. Në varësi të ngjyrës së flokëve mund të zgjidhni edhe lulet që ju shkojnë më shumë. Mos e teproni me vendosjen e tyre, pasi mund të dukeni edhe si një kopësht lulesh.
Jo më stili bob perfekt
Është zyrtarisht viti i modelit “bob”, flokët e shkurtra mbi supe. Por këtë vjeshtë ju do të shikoni se si VIP-at largohen nga perfektja dhe shkojnë drejt një valëzimi të flokëve. Kaçurrelseve ju duhet më shumë volum se zakonisht.

Valët
Jo valët e viteve ’20 apo ’90, por këtë sezon do të shikoni diçka më të thjeshtë. Me xhel ose jo mund të krijoni valët në baluke dhe do të jeni shumë “IN”.
Aksesorët e vegjël
Kjo vjeshtë kërkon aksesorë të vegjel të kokës. Madje do ishte perfekte nëse do të vendosnit mini kristale në flokë të zeza dhe të dukeni mjaft bukur.
Baluke me onde
Është rikthyer sërish moda e viteve ’90 ku vajzat linin baluket e tyre para syve dhe i bënin ato edhe onde madje. Këtë vjeshtë më shumë se kurrë duhet ta bëni këtë model, pasi nëse keni edhe flokë të shkurtër mund t’i bëni topuz pas edhe t’i lini baluket anash syve.
M.H/ Dita
