“Treni i emigrantëve”, qindra njerëz rrezikuan jetën drejt ëndrrës amerikane (FOTO)

Elena Tase

Me qindra emigrantë hipën mbi një tren mallrash në jug të Meksikës, të lodhur nga presioni i vazhdueshëm i Trump mbi qeverinë meksikane.

Emigrantët qëndronin prej kohësh në një kamp në qytetin kufitar të Tapachula-s. Autoritetet meksikane bën të ditur se rreth 1300 persona arritën të arratiseshin nga kampi, por pjesa më e madhe e tyre është rikthyer sërish në të.

Mediat meksikane raportuan se burra, gra dhe fëmijë nga shtete të ndryshme arritën të ngjiteshin mbi trenin e ngadaltë. Autoritetet e emigracionit thanë se të paktën 395 emigrantë kishin mundur të ngjitesh në tren. Megjithatë, udhëtimi i tyre përfundoi në qytetin tjetër meksikan të Ixtepec.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *