Dy të vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci i një aksidenti hekurudhor në Belgjikë. Ngjarja ndodhi në Gand, ku një tren që transportonte substanca kimike ka dalë nga shinat. Aksidenti ka shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha dhe një seri shpërthimesh në zonë. Të paktën 300 banorë të zonës u evakuuan për të shmangur ndonjë helmim të mundshëm.