Treni përplas një automjet, duke lënë fillimisht të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaç, ku treni i linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur një automjet në të cilin udhëtonin tre persona. Për pasojë, janë plagosur Arnest, Vitore dhe Altin Kovaçi.
Mësohet se pak minuta pas aksidentit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra Altin Kovaçi, ndërsa gjendja e dy të tjerëve paraqitet e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur mjeti po përpiqej të kalonte në shinat e trenit.