Të jesh i vendosur në idetë dhe në pikëpamjet e tua politike është normale. Të jesh fanatik i bindur në të vërtetat e një filozofie, një rryme, një doktrine, një sistemi politik apo ideologjie është mëse normale. Sikurse është normale të mos jesh pjesë e asnjërës prej kategorive të sipërpërmendura, por qytetar i lirë. Dhe nuk ka asgjë të keqe që, brenda kësaj vendosmërie apo këtij fanatizmi, të jesh edhe pragmatist. Apo të jesh qoftë edhe amoral, por brenda atij kufiri të cilin ish kryeministri gjenial angles Çërçill e konsideronte të moralshëm, nga që nuk përmbante devijime karakteriale ekstreme. Domethënë baltosje të moralit… Mund të vazhdoj të filozofoj edhe më rreth kategorive sociale njerëzore mirëpo sado që ta zgjas përsëri po në këtë qafë filozofimi do të dal, nga që qënia njerëzore me lëvizshmëri karakteriale 360 gradë është shfaqur dhe vazhdon të jetë pjesë elitare e shoqërisë sonë pasdiktaturë.Vetëm e jona, puro shqiptare. Është një lloj qënieje e veçantë e mbarsur me amoralitet të pastër. Një kategori sociale që se ka për gjë të ndryshojë sjelljen e vet in-ekstremis, domethënë pakufi, 360 gradë. Sikurse e ka titulluar emisionin një drejtues i tij, me një biografi të pasur karakterialo- profesionalo për të qenë pjesë integrale e treqind e gjashtëdhjetë gradëshave. Artur Zheji,dikur, në kohën e qënies së Fatos Nanos kryeministër,ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i RTVPSH-së, për ta vënë këtë njësi mediatike publike,që mbahet më financimet e taksapaguesve, tërësisht nën pushtetit e kryeministrit të kohës Fatos Nano. Medemek për të mos lejuar anti-Nanot të penetronin në ekranin e tij. Detyrë të cilën Artur Zheji i asaj kohe dhe drejtuesi i 360 gradëshit të sotëm, e kreu me plot sukses, duke e përfunduar me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që e bënte përgjegjës për humbjen e ca miliona dollarëve. Një raport që nuk u morr kurrë në shqyrtim nga organi i hetimit, por që nuk ja tjetërsoi karakteropatinë in-ekstremis Zhejit, që, pas ikjes së Fatos Nanos nga kryeministria dhe fitores së 20 % të pushtetit nga Ilir Meta, pra nga kundërshtari më i patundur i Nanos, të lëvizte 360 gradë. I shkarkuar nga posti i lartë që mbante në drejtorinë e Përgjithshme të RTVPSH, për të siguruar një tjetër, Artur Zheji, se pati për gjë të dilte publikisht hapur krah Ilir Metës, duke siguruar kështu postin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Lëvizje in-ekstremis, nga Nano tek kundërshtari më i madh i tij Ilir Meta. Lëvizje 360 gradë, vërtetë frymëzuese për të ndërtuar një emision me të njejtin titull.
Por Zheji nuk është i vetmi i racës shqiptare të 360 gradëshave. Madje mund të jetë më i zbuturi, kur krahasohet me ca të tjerë homologë të tij, që për të përfituar thela e siguruar jetën nuk e kanë për gjë të lëvizin in-ekstremis, dmth 360 gradë. Një tjetër i shquar i këtij soji është Henri Çili, ai i universitetit dhe i gazetës “Mapo”. Më vjen ndër mend ky Henri jo sepse e shoh të nxjerrë kokën në çdo ekran televiziv, në çdo emision, ku jep direktiva, këshilla marramëndje, vlerësime etj., por nga që për hatër të ngritjes së jetës mbi stilin 360 gradë, nuk e ka patur për gjë të ndryshojë edhe emrin. Ca bashkëstudentë të tij dëshmojnë se kur erdhi nga fshatrat e Peqinit në kryeqytet mbante emrin prindëror Naim, që e bëri Henri. Një këmbim ekstremisht i panevojshëm nëse do të kihet parasysh se ka mbajtur emrin e të madhit poet shqiptar, por plotësisht i përligjur nëse do të arsyetosh se për 360 gradëshit nuk ka asnjë vlerë kodi moral përpara atij përfitues. Se për çfarë mund ti shërbejë më shumë emri “Henri” përkundër atij prindëror “Naim” këtë e di i kudogjenduri Henri, por shiheni si nuk e ka për gjë ky lloj i riu shqiptar paskomunistë, ky kopist me prejardhje rurale, të lëviz kështu 360 gradë, edhe politikisht, edhe sociologjikisht edhe shërbestarisht. Por edhe financiarisht e ekonomikisht, vetëkuptohet.
Kokëulur dhe të përunjur me të gjithë ata që kanë në dorë tu ofrojnë diçka, e të pamëshirshëm me ata që kanë nën vete, ky është thelbi i filozofisë së 360 gradëshave që kanë nisur të shtohen si ujët e turbullt të lumenjve tanë përmbytës në këto ditë shiu pa kufi. Ka edhe të tjerë 360 gradësha mediatik, që hyjnë tek të zbuturit, kur krahasohen me ca politikane e shtetarë. Si psh i përjashtuari me dhunë nga atdheu Ed Selami, apo të përjashturit e tjerë nga Partia Demokratike, Tritan Shehu, Genc Pollo apo të ikurit nga Partia Demokratike Arben Imami, Nard Ndoka, etj. etj., të gjithë të rikthyer në prerin e Sali Berishës, dmth të nëmurit prej tyre, kryeministrit në detyrë dhe kryetarit dinastik të PD-së. Lufter Xhuveli dhe Ilir Meta, me piruetat e tyre in-ekstremis janë pika kulmore e 360 gradëshave politikë për vetë faktin se për pushtetin bën hasha dhe kundërvënien ideologjike të forcave që përfaqësojnë. Për një ministri Lufter Xhuveli dhe 20 përqind pushtet Ilir Meta,me të tijtë e dalë nga Partia Socialiste nanoiste, mohuan parimet dhe kauzën e të majtës e duke përdorur si argument pikëbashkimi inregrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian u bënë patericë e krijimit të mazhorancës qeverisëse me njeriun të cilin e kishn anatemuar si antishqiptar, antiintegrues, despot, diktator, madje dhe bashkëpunëtor të sërbëve, Gjithçka për ca pushtet, për të përfituar.
Kanë lëvizur që të gjithë 360 gradë, duke lundruar në amoralitet, për tu bërë deputet, zvendëskryeministra, ministra, ambasador, kandidat për deputet, zv.ministra etj. etj. Për një post jap gjithçka, por moralin jo se nuk e kam. Por më i famshmi ndër këta 360-gradsha është ministri në detyrë i Bujqësisë, Genc Ruli. Për të cilin nuk po bëj asnjë koment por vetëm po sjell ato çka ka ligjëruar me gojën e vet 15 vite më parë, në adresë të kryeminstrit “reformator” Sali Berisha. Ishte koha kur si pasojë e keqqeverisjes Shqipëria ishte përfshirë nga anarshia ’97 dhe Genc Ruli ishte shkarkuar nga të gjitha funksionet ministrore, por edhe partiake. Degradime që e nxitën të deklarojë këto të mëposhtmet në adresë të Sali Berishës, atë kohë president i vendit.
“…Mund të pohoj se kreu i kontrabandës në Shqipëri ka qenë vetë Berisha. E them këtë sepse ai institucionalizoi kontrabandën në shërbim të organit më okult të shtetit, SHIK-ut, si dhe të një klani rrotull tij…Kontrabanda mund të gjente strehë vetëm pranë Berishës, për arësye se vetëm nën titullin e vasalit të tij politik mund të siguroje liçensën për tu marrë me kontrabandë pa u rrezikuar… Ishte pikërisht Berisha që, fillimisht, e lejoi, mandej e kultivoi kontrabandën, duke helmuar me këtë klimë gjithë strukturën shtetërore dhe shoqërinë shqiptare”.
Të fshehtën për kryeministrin në detyrë,Sali Berisha, atë kohë President i vendit, ministrit në detyrë i Bujqësisë, Genc Ruli, e ka nxjerrë si përgjigje për pyetjen e bërë nga gazetari: ”Pse Berisha e akuzoi ish-ministrin e Financave Ruli për pjesëmarrje në kontrabandë”;-ndërkohë që për pyetjen tjetër:”Sa e dukëshme ishte përzierja e SHIK-ut në aktivitetin e kontrabandës”; ka dhënë përgjigjen e mëposhtme:
“Padyshim SHIK-u ishte kulmi i organizuar i kontrabandës në Shqipëri. Mjaft të përmendim disa argumenta. Në pesë vjet jete të tij SHIK-u ka marrë nga buxheti i shtetit financime shumë modeste, që nuk do të mjaftonin për të mbuluar as 1/3 e shpenzimeve dhe pagesave të personelit të angazhuar prej tij. Në fakt, për të mbuluar shpenzimet ai ka patur fonde financiare ilegale në shumëfishim të atyre që jepeshin zyrtarisht. Për këto fonde kishin dijeni Berisha dhe Gazidede, dhe nuk e përjashtoj faktin se: në një masë të madhe këto fonde vinin nga kontrabanda. SHIK-u kishte monopolizuar të gjitha organet shtetërore si policinë kufitare, doganore, financiare, rendin, prokurorinë, dhe, në vetëvete ishte organi më i mirëinformuar për fluksin e kontrabandës në Shqipëri, por në mënyrë të qëllimshme këtë kontrabandë se luftoi asnjëherë. Sikundër verifikohet sot, nënpunësit më jetëgjatë të doganës dhe policisë financiare janë ata që u bënë agjentë të SHIK-ut, dhe që ishin nënpunësit më të implikuar në proceset e kontrabandës”.
Gjithë sa ministri në detyrë i Bujqësisë, Genc Ruli i ka adresuar kryeministrit në detyrë Sali Berisha, e gjen të publikuar në gazetën ”Koha Jonë”, të datës 13 dhjetor 1997, të rradhitur në shkrimin që ka si okelio:”SHIK-u truri i trafikut”,-si kryetitull: ”Genc Ruli: Berisha kreu i kontrabandës”,- dhe si nëntitull: “Pozita e sotme nuk ka as forcën dhe as motivet për të zbuluar skandalet evidente edhe monstruoze të ish-Presidentit”.
360 gradshit tani jane bere mode ne politiken shqiptare. Ato kane justifikimin baze se nuk shkelin ligjin,keshtu qe per ta morali nuk ka me vlere. Sot mund gdhihesh socialist dhe nesmet te gdhihesh demokrat. Te gjite brohorasin rrofte posti rrofte paraja
360 gradshit tani jane bere mode ne politiken shqiptare. Ato kane justifikimin baze se nuk shkelin ligjin,keshtu qe per ta morali nuk ka me vlere. Sot mund gdhihesh socialist dhe nesmet te gdhihesh demokrat. Te gjite brohorasin rrofte posti rrofte paraja
Eshte shkaterrimi total i karakterit. Por me e keqja eshte se ketyre lloj analesh u duket vetja te medhenj, te rendesishem. Per veten time nuk pranoj tua jap doren se me behet pis. por nga ana tjeter jam i vetedijshe se ata me shumezojne mua dhe moralin tim me zero. Per ata me rendesi eshte emri, dalja perdite para kamerave. Jetojme ne nje kohe te peshtire dhe ne nje shoqeri idiote. Shikoni Big Brodher. Shikoni se sa ore dhe dite flitet per bythen e Madones, per Ledi Gagane dhe sa pak flitet per problemet reale te njerezve. Prandaj ekzistojne edhe keta 99-shat apo 360 – shat. Bote e piset e mbushur me plehra.
Ho e bukur shum kjo iso e njeriut te ri shqiptar te llojit artur cili apo naim henri zheji. mire ky katunari i peqinit e ka per soj ket 360 gradesh po ky tironsi i zhejit pse bonet pis me ynyr. ky kokeqeni bulldog e mba veten per intelektual televizioni dhe flet ca fjale idiote.e ka mballe servilizmin.hakun i ka ra ky cuni me ket 360 gradeshin po ka sa tdush e nuk jane vec kta, sa laperdhor gjen shihi tek nxjerrin ftyren ca katunar.hallall ene gazeta qi nuk ja perto,
Z Artur emisioni yt eshte I mrekullueshem pa anesi .Ke aq shume shikues sa nuk do ta besoje .Jane xhelozuar shume .Vazhdo dhe te urojme suksese te tjera mezi e presim te henen dhe te enjten.Ju beni pyetje sikur te ishte populli vete qe I ben ato pyetje je I mrekullueshem vazhdo.Qente le te lehin karvani shkon drejt.
Iliri eshte vet Arturi,njeriu me skleroze ne tru…Nuk e keni vënë re?Gjithë potenciali intelektual i Zhejit vertitet në qarkun 360 gradë …Eshte thjesht një handikap me mjekërr që përdor enumeracion e pushtetareve!I rraskapitur nga mungesa e inteligjencës,deduksionon koncepte dhe ide të të tjerëve…Shkurt,robotizëm gazetaresk të tipit Prrok Cupi,Naim Cili e sa te tjerë qe i krehin lesht e prapanices Sali vrasesit,kesaj kerme politike lene peshqesh nga stalinisti i Beogradit Ramiz Alia! Ikja e intelektualizmit nga real jeta shqiptare,kaperfimet butaforike për poste e para,jane nje e keqe e madhe qe duhet ndryshuar…Shkrimi i mire,por autori ende i papozicionuar atje ku i ka takuar të jetê realisht!…