Nga Rexhep Qosja
Duke dëgjuar e duke shikuar se çka po bëhet, çka po shkruhet e çka po deklarohet për Qeverinë e Kosovës, të pa krijuar as pas gati katër muajve prej zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor 2019 m’u kujtua Treshja e Madhe Antifashiste e përbërë prej përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Rusveltit, prej përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionoviç Xhugashvilli – Stalinit dhe prej përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, Uinston Çerçilit. Ata të tre, të mëdhenj në vendet e tyre e të mëdhenj në përmasën botërore, lehtë e shpejtë, krijuan Koalicionin Antifashist dhe pa munduar njëri-tjetrin dhe popujt e tyre, me po e jo, jo këtë javë po javën tjetër, si thonë studiuesit e tyre, mbajtën mbledhjet e quajtura konferenca:
-të Parën, në Teheran, në vitin 1943 në të cilën u morën vesh për krijimin e Frontit të dytë në Evropë;
-të Dytën, në Jaltë, në të cilën u morën vesh për krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilën tri Fuqitë e Mëdha do të kishin të drejtë të Vetos, dhe;
-të Tretën, në Potsdam, në të cilën u morëm vesh: që të krijojnë Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Fuqive të Mëdha, që Gjermania të paguajë dëmet e Luftës Botërore, që të bëjnë ndryshime në kufirin Poloni-Gjermani dhe që të kapitullojë pa kushte Japonia, e cila edhe kapitulloi mbas hedhjes së bombave atomike në Hiroshimë e në Nagasaki dhe pas hyrjes së Bashkimit Sovjetik në luftë kundër saj.
Domethënë: Tri Fuqitë e Mëdha, që po vendosnin për fatin, për ardhmërinë e popujve e të shteteve, për fatin e miliarda njerëzve në planetin e Tokës, po merreshin vesh, sy më sy, thuhet në një varg librash të shkruara për ta, për Luftën e Dytë Botërore, ndërkaq Dyshja jonë partiake, në të vërtetë Treshja jonë, kurrsesi nuk po mund të merret vesh as të krijojë koalicionin e as të krijojë Qeverinë! E quajta Treshe Dyshen tonë, sepse aktorët e saj të tretë, të përfaqësuar prej disa zëdhënësve të dukshëm e të padukshëm, që maskohen e çmaskohen, që luajnë lojëra politike kur pas e kur para perdes, herë shihen e herë s’shihen kur e si i luajnë ato lojëra. Dhe, i luajnë ato lojëra me Përfaqësuesin e dytë të Treshes sonë – LDK-në, kuptohet kundër Përfaqësuesit të parë – Vetëvendosjes!
Sa të paarsyeshme janë të dhënat me të cilat Përfaqësuesja e dytë e Treshes sonë e kushtëzon krijimin e Qeverisë! Edhe pse parti e dytë, ajo do të donte të jetë parti e parë në Qeveri: ajo kërkon të ketë edhe postin e kryetarit të Kuvendit, edhe postin e kryetarit të Kosovës! Dhe, natyrisht aq ministri sa edhe partia e parë! Sa Treshja e parë – Vetëvendosja!
Ajo nuk flet për qeveri të njësuar, por për partneritet të fortë me partinë e parë – Vetëvendosjen. Ajo do qeveri të partneritetit, qeveri të ekuilibruar, si thonë zëdhënësit e saj, sepse do Qeveri më shumë të interesave të saj se të interesave të Kosovës!
E kuptueshme!
Vetëvendosja është parti e veçantë në Kosovë sot: është e veçantë me përbërjen e saj; e veçantë me programin e saj; e veçantë me politikën e saj dhe e veçantë me qëllimet që dëshiron të sendërtojë Qeveria e kryesuar prej saj në Kosovën e hallakatur, të hallakatur në pikëpamje organizuese, në pikëpamje ekonomike, në pikëpamje financiare, në pikëpamje arsimore, në pikëpamje kulturore, në pikëpamje gjykatore, në pikëpamje etike e në pikëpamje të tjera!
Qeveria e Vetëvendosjes si po thonë, si po deklarojnë, si po shpresojnë shumica e qytetarëve, do ta shërojë Kosovën nga zhvatësit e pasurive shoqërore e shtetërore të saj, nga multimilionerët e milionerët politikë të Kosovës, nga të korruptuarit e nivelit të lartë të Kosovës, nga nepotistët e Kosovës e nga eksploatuesit e tjerë të lartë të saj, do ta shërojë Kosovën nga zyrtarët e quajtur të papërgjegjshëm, dëmtues, cenues e shkelës të Kushtetutës e të ligjeve që rregullojnë funksionimin e shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat e jetës.
Kësaj i frikësohen Përfaqësuesi i dytë dhe Aktorët e tretë të Treshes së Kosovës, prandaj qe gati katër muaj po e luajnë lojën e maskuar dhe të çmaskuar për ta qitur prej Lojës politike në qoftë se nuk do të mund ta mbisundojnë Përfaqësuesin e parë – Vetëvendosjen, së cilës qytetarët ia kanë dhënë votën për ndryshimet që do të përmirësonin gjendjen e tyre, fatin shtetëror, politik, shoqëror, ekonomik e juridik të tyre e të Kosovës, në të vërtetë të ardhmen e tyre e të saj.
Janë disa pesimista që mendojnë: se mos sot nesër do të kenë sukses përfaqësuesit e Treshes së Dytë dhe të Tretë dhe do ta nxjerrin Vetëvendosjen prej qeverisjes, që në duart e tyre nuk zbatohet si qeverisje demokratike, por si pushtet autokratik.
I përjeton e i pëson Kosova pasojat e kësaj Mosmarrëveshjeje disamujore të Treshes sonë partiake e politike, që janë: pasoja të politikës së saj të brendshme, pasoja të politikës së saj të jashtme, pasoja të prestigjit të saj si shtet i lirë e i pavarur, pasoja të ekonomisë së saj, pasoja të përgjithshme, që e dëshmojnë papjekurinë tonë politike e shtetërore, pasoja që e shpërfytyrojnë në çdo aspekt shtetësinë e saj!
Por, për këto pasoja po dëshmojnë me sjellje se nuk duan të lodhen shumë, sado për to flasin me patos e retorikë si patriotë e si padronë të jetës sonë, Përfaqësuesit e Treshes sonë: milionerët politikë të firmave e kompanive, të shumëkatësheve e vilave, të lagjeve e fshatrave, të tokave e parcelave, në Kosovë e në Shqipëri, të vilave bjeshkore e detare e të pronave të tjera e kush krejt mund ta dijë se ku janë, si duken e si përdoren! Deri kur?!
Fatkeqësia shqiptare, e përsëritur shpesh gjatë historisë, e quajtur mosmarrëveshje e pushtetarëve dhe adhuruesve të pushtetit, po përsëritet edhe tani dhe po përsëritet në një mënyrë të re: tragjikomike.
Uroj të marrë fund të hënën me 3.2.2020 kjo fatkeqësi politike aq shpesh e përsëritur në historinë kombëtare shqiptare dhe Vetëvendosja e LDK-ja, megjithëse parti me jetëshkrime e koncepte politike shumë të ndryshme, kur e ku thellësisht të papajtueshme, të bashkohen në qeverinë e shumëpritur të Kosovës për të mirën e popullit të saj dhe të gjithë popullit shqiptar.
****
Botuar në Dita.

Albin Kurti, pothuaj i vetèm, me idealizmin e tij dhe pastèrtinè e figurès qè rrallè gjen nè kèto mejhanet shqipfolèse, èshtè kthyer nè shpresèn e vetme shqiptare sot, jo vetèm nè Kosovè por gjithkund ku jetojnè shqiptarè.
Gjithkund ku ka shqiptarè, janè edhe ata qè tè bashkuar si kurrè mè parè, e shohin Kurtin si ARMIKUN mè tè madh tè sè sotmes dhe nuk lènè gurè pa luajtur dhe qenushè oborri dhe tè paguar (Ymer Baze i pari), pa ia ndèrsyrè, pèr ta denigruar personalisht dhe deklaruar tè çartur apo gjithfarè epitetesh.
Tek i sheh ashtu tè shqetèsuar duke kèrkuar tè mbulojnè diellin me shoshè, nuk e di pse u ngjajnè atyre qenve qè lehin hènèn.
Jo jo, nuk e dèmtojnè dot langojtè e pushtetit nè Shqipèri dhe Kosovè, shpresèn shqiptare pèr zhvillim. Frika e tyre se njè sukses sado i vogèl i Kurtit nè Kosovè, do tè jepte efektin domino gjithkund ku ka shqiptarè, vetèm se i shton radhèt e atyre qè i urojnè Kurtit dhe vetvetes, njè sukses nè misionin aspak tè lehtè pèr pastrimin e gropès sè bollave.
Shqiptarèt janè tè tejngopur me politikanè tè korruptuar, pa shtyllè kurrizore dhe pa asnjè vlerè morale, me frikacakè qè vijnè nè pushtet me gjakun e derdhur nè bulevard pèr drejtèsi, qè bèjnè QE PALLA me vrasèsit ca kohè mè vonè.
Ah sa do dèshiroja njè Albin nè Tiranè sot por nuk e kemi.
Kemi dekada qè “hamè sorrat” sepse nuk kemi pula.
Suksese Albin Kurti. Shqiptarèt, ata qè nuk jetojnè nga lemoshat e pushtetit, shpresojnè se Ju nuk do ta vrisni kètè shpresè, siç kemi pèrjetuar shpesh nè kèto dekada.
I nderuar Akademik Rexhep Qosja.me sa duket eksaj here perkunder njohurive te se kaluares hsitorike kombetare e jashtekombetare,keni marr anim te gabuar qe nuk premt on te miren e popullit, Keo dy subjekte sic thuani edhe Ju kerjtesisht te kunderta, deshmuan tash kater muaj s ejane vetem per “shkapjen nga ata, dhe kapjen per vete” te shtetit dhe pushtetit,per te ardhur te “qelepiri” personal e kalnor poloitike,material e moral.Marr eveshja e veshtire,per te cilen filitej,se, do formojne Qeverine pas 72 oresh te sh palljes se rezultatit te zgjedhjeve,kete shkuan ne kater muaj, dhe u pajtuan, sa mos me humbur te dyja palet, deri ne nje perplasje-shkas minimal I afert qe do shkaton prishjen e re me inate te vjetra.
Kerkesat maximaliste te LDK,mund te zgjidheshin me zgjedhje te perseritura,Me balotazh.Kush fiton i merr te gjitha.Sepse kjo qewverisje nen presionin e bashkeqeverisesit,do te shkoje si qeverisjet PS,LSI ku sejcila akuzon tjetren per keqqeverisje.
Dita: Rexhep Qosen ne shkrim-opinionet e mia e cilesoi “RILINDAS KOSOVAR”.Ai A.Kurtin e cileson si shpetimtar te Kosoves.Ashtu qofte.Por une nuk kam shume besim tek Ai.
1-Ai eshte i shpejtuar ne mendime,te cilat do hapin pune ne veprime.Nxitimi per te marre kryesine e Kuvendit i solli 4 muaj humbje te cilin e shfrytezoi kundershtari.Deklarata per denimin e te korruptuarve ne Kosove ne vite,i solli pasoja,pasi ato nuk arrestohen nga Kryeministri por drejtesia.Sepse keshtu deklaroi edhe Edi Rama ne 2013.Ne marrveshjen me Serbin nuk besoj te bej gje,pasi Serbia mbeshtetet nga shume shtete te Europes qe nuk i vene kufirin te “thana”-Serbise..Ose me Rusine ose me Europen.
2-Albini degjon me shume Saliun e Liken ne Tirane se sa Edi Ramen si KM i vendit qe eshte i afte te zgjidh probleme te medha si ne Maqedonin e V.,etj.
3-Albini ka krijuare nje parti tjeter ne Tirane.Ajo me ngjan me ate te Bujar Bukoshit qe beri grushtin e shtetit ne 98 me urdher te Saliut.
4-Ilir Meta deklaroi se “…disa Kosovar do digjnin kuvendin e shqiperise ne 8 Qershor.A mos jane keto qe dogjen Kuvendin ne Kosove dhe disa u burgosen atje. !? Kete duhet ta shpjegoi Ilir Meta kur te pyetet si per shume karagjoslleqe te tjera qe mund te shkarkohet si President nese Edi Rama e ka seriozisht.
-Nga mallakastriti jo anonim.
-FLM-R.QOSE, FLM-D I T A.
Ky ashte agent I UDB .Ne vendlindjen e tij kshtu e mbajn.Kete e tregojn sontazhet se as 2% nuk e Ka arritur dy here qe ashte votuar.
Faleminderi, akademik Rexhep Qosja! Si gjithmone, edhe ne kete shkrim i beni nje analize situates se ketyre 4 muajve per RK. Perfaqesuesit e Treshes se dukeshme dhe e te padukeshme ndikojne per keq per te ardhmen e Kosoves dhe te kombit shqiptare.
Albin Kurti deri tani udheheq forcen politike me demokratike dhe shpresedhenese per RK dhe per te gjithe shqiptaret. Fryma e qeverisjes se tij, kam besim, se do te karakterizohet nga afirmimi e mbrojtja e interesave kombetare te shqiptareve te Kosoves dhe te te te gjithe shqiptareve ne Ballkan. Prandaj duhet mbeshtetur programi i qeverise se tij! I uroj suksese per realizimin e programit te qeverise dhe te votuesve e perkrahesve te tij, si dhe te te gjithe shqiptareve ne RK. Tefta Cami-Cani-ish-ministre e Arsimit dhe Kultures
Nuk e kuptoj se si qeverisja e z. Kurti do te karakterizohet nga afirmimi e mbrojtja e interesave kombetare te shqiptareve te Kosoves, kur si keshilltar dhe kandidat per deputet e ka nje antishqiptar te sojit t Hysamedin Ferraj-t.
Resp-ekte Tefta Cami ,por je e vjetruar ,nuk kupton hilet e demokratoshkërdhatësisë sotme ,më të zezë që ka njohur historia,si në kosovë e shqipëri.
Këtu pazaret jan jo për popullin e në shërbim të tij ,por për të mbushur xhepat ,kush e kush më shumë si në kosovë dhe kap çka të kapësh (KÇK)në shqipëri.
Tregojnë që kur Teftën si ministre Arsimi, e hoqën dhe e dërguan drejtore e shkollës së Partisë, një nga ata që kishte rrotull si me keqardhje i tha: Si moj të hoqën, kur ti ke qenë ajo e kjo dhe plot elozhe të tjera të kësaj natyre. Tefta krenare, kësaj vërejtje, iu përgjigj: ‘E ç’më bënë, me Peugeot isha me Peugeot jam’, duke e shqiptuar emrin e makinës franceze, jo Pezho, por ashtu siç shkruhet. E gjora ministre të paktën këtë fjalë frengjisht të makinës, ku rehatoj prej disa vjetsh, ta kishte mësuar ta shqiptonte drejt(!).
M’u kujtua ky episod jo për të stigmatizuar Teftën, se sa për të theksuar mënyrën sesi zgjidhen disa ministra tek ne. Më shumë me kritere të pastra politike e nepotike sesa meritokratike, këto në shumë aspekte, por sidomos në ato kulturore. Dhe kjo është vënë re, gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar, por sidomos në kohën e diktaturës. Shembujt janë të shumtë, siç të shumtë janë dhe ata që i kujtojnë.
ti qe trembe dhe kadarene dhe e detyrove te pranoi rrugen islamike, duhet te besh nje autokritike te famshme dhe t’i thuash me plote gojen popullit shqipetar, qe “gabova rende” . demokracia ka lind nga KRISHTI dhe realizohet vetem nga idete kristiane . krishti u vetevra per njerezimin, ndersa muha..meti jot, vret njerez, per sundimin e vete .
Si gjithnje i perpikte,dhe i sakte ne nderhyrjet e tij MITIKU QOSJA.!!!
DHE PSE NUK JA PERMENDDE EMRIN,Z.RAMA NA ZHGENJEU….!!!
O Zeqo,i biri sateme….e pac me jete Albin Kurtin!
Me vjen keq qe nuk do te behet kryeminister as kete radhe,qe ka vetem nje gjysme deputeti me teper se te tjeret.
Albini yt i dashur,nuk ka per te pare hajr sepse ai eshte nje i etur qe te jete kryeminister me cdo kusht dhe kushtin ja vuri udbashi Is.
Nuk kalon dot me vota te pakices ne Parlament.
I am so sorry!
REXHEP QOSJA – AKADEMIKU I SHQIPTARIZMIT
– Ikone e tyrbe e shqiptarise kudo ne Bote
– Presidenti… Kryetari de facto i Kombit shqiptar
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Cdo krijimtari, analize, deklarate e qendrim publik deshmon si bora e bjeshkeve te Namuna madheshtine e pendes dhe mendjes se ndritur te ikones se shqiptarizmit, Rexhep Qosja.
Rexhep Qosja eshte nje mal i larte i atdhetarise shqiptare ne tere krijimtarine e tij,
Rexhep Qosja eshte mendimtari i shqiptarise dhe pararendesi i lirise i pavaresise se Kosoves.
Mendja e tij e ndritur eshte nje burim i pashuar drite ne rrugen e shqiptareve drejt lirise, demokracise dhe bashkimit kombetar.
Po te kishte degjuar keshillen e largepamese te ketij mendjendrituri shqiptar “ Opozitare por vellezer… Nga lufta midis vellezerve te gjithe jemi te humbur…” sot Shqiperia do te ishte te pakten 25 vjet perpara e jo 30 vjet mbrapa dhe jo e zhbere e rrenuar mbi here ne 15 vjet SaLikekraci… nga “ Kuota Zero” e “ Perca e su do” qe ne fakt u kthye ne kuoten 10 mije lega nen zero nga politika e Berishes dhe “ Bandes se Gangstereve” te tij.
I lindur ne zemren e trekendeshit Shqiperi, Kosove, Malesi sic e quan ai me te drejte Malin e Zi edhe gjeografikisht, por mbi te gjitha meritorisht dhe shqiptarisht figura me e pershtatshme dhe me e gjetur per President i Republikes se Kosoves, se ciles i ka kushtuar gjithe jeten e vepren e pavdekshme te tij !
Rexhep Qosen nuk e duan vetem titistet, rankovicistet dhe “ dora e zeze” e Sllobodan Milloshevicit dhe UDB-es gjakatare serbe…
Gjithsesi, Rexhep Qosja eshte e do te mbetet perjete Akademiku i Shqiptarizmit ne historine e Shqiperise e te kombit shqiptar, qe eshte me meritori de jure per postin e nderuar te Presidentit te Kosoves !
Pse !?
Sepse Rexhep Qosja de fakto eshte Kryetari- Presidenti i Kombit shqiptar !
Mendoj se ishte e natyrshme zgjatja e kohes ne formimin e qeverise ne KOSOVE. Kjo vjen se te dy partite kane pak vota diference. Por ato mund t’a kishin formuar me heret sepse kishin nje marreveshje parazgjedhore. Duket se LDK ka menduar se ne keto zgjedhje nuk do te dilte pas LVV. Por ja qe ndodhi. Dhe LVV eshte ajo qe njohim: e paster dhe qendrueshme ne ideale, dhe e pa kompromis ne dem te tyre.
Jam ne nje mendim me akad. Rexhep Qose sespe edhe ne jeten etij asnjehere nuk ka bere kompromis me me ata qe demtojne interesat e sotme dhe te ardhme te kombit.
Ardhja ne skenen politike te nje udheheqesi te ri dhe karizmatik, te sprovuar gjate ne luftenen per drejtesi dhe prosperitet te popullit te KOSOVES dhe te
KOMBIT,eshte nje fat i madh per kombin tone.
KEMI KOHE QE PO PRISNIM QE NE POLITIKEN SHIPTARE, THEM POLITIKEN SHQIPTARE, TE SHFAQEJ NJE UDHEHEQES I TILLE.
Ne shqiptaret jemi te zgjuar dhe puntore, por edhe te veshtire per te krijuar bashkesi te qendrueshme.
Z. ALBIN KURTI me partine e tij n’a ka bindur dhe e meriton besimin tonè. jam i nje mendimi me nje shkrues te me siperm se veprimatria e tij (natyrisht me partine LVV), se bashku me LDK (e cila, bazuar ne tarditen e saj, e ka kuptuar se ne politike, vleresohen dhe mbesin ato veprimtari i qe i sherbejne ne perspektives se popullit dhe jo interesave te çastit te antareve te partise) do DO TE BEJNE EPOKE dhe do te luajne EFEKTIN DOMINO nè politiken kombetare.
Them keshtu se Z. ALBIN i perket asj kategorije SHUME TE RRALLE POLITIKANESH qe nuk ka menduar ndonje here SE SA VOTA DO TE FITOJE NE ZGJEDHJET PASARDHESE, por gjithenje AI me partine e tij ka menduar se sa fitorja ne FITORJA NE ZGJEDHJE DO T’I SHERBENTE BREZAVE PAS ARDHESE.
Dhe keta lloj POLITIKANESH, siç eshte shprehur politikani madh ANGEZ, WISTON CURCHILL, behen UDHEHEQES. Ishte kjo aresyeja qè populli i besoi dhe e votoi.
I uroj bashkepunim te frytshem dhe suksese te dy partive LVV dhe LDK NE MISIONIN E TYRE HISTORIK
E mbron Edi Rama dhe klyshT e komunizmit ja bejn amen.Gjithashtu edhe ish Sigurimsat .