Tri ditë nga humnera fiskale, Obama lëshon ultimatumin

anazapta

Ndërsa tri ditë e ndajnë SHBA-në nga e ashtuquajtura humnerë fiskale, mundësitë e një marrëveshjeje që do të ndalonte rritje automatike të taksave dhe reduktimin e shpenzimeve duket sikur janë varur në një fije peri.

Presidenti Obama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për taksat, të cilat duhet të jenë më të mëdha për ata që fitojnë më shumë. Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ai u ka lëshuar një ultimatum liderëve të Dhomës së Ulët dhe Senatit. Nëse nuk do të ketë një marrëveshje dypalëshe për planin e propozuar, Obama do të kërkojë votën e Kongresit, por “secili prej nesh do të mbajë përgjegjësitë e tij para kombit”, ka theksuar ai në fund.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *