Tri ditë pas shembjes së HEC-it në Holtë ka nisur ndërtimi i tjetrit

J L

Tri ditë më parë, autoritetet e IKMT prishën digën e ndërtuar për hidrocentralin e Holtës.

Por rreth 1 kilometër më tej po ndërtohet një HEC i dytë, “STRORI”.

Kanë qenë banorët e zonës që denoncojnë ndërtimin që po kryhet në rrjedhën e lumit.

Firma  private “Era Hydro” ka bërë punime në hyrje të kanionit, ka gërryer shtratin e lumit, ka marrë zhavorr, madje ka bërë edhe një mur ngjitur me hyrjen e kanionit, duke e bërë të vështirë hyrjen në Monumentin e Natyrës.

Tubacionet dy metër të gjerë dhe dy metër të lartë, ku do të kalojë uji i lumit janë vendosur në dalje të kanionit.

“Na u premtua se nuk do të ndërtohet HEC tjetër, por kjo punë po vazhdon. Kjo zonë e gjitha do të thahet nëse futet uji në tuba”, – shprehen banorët.

Të pyetur në lidhje me ndërtimin e një HEC-i të dytë, autoritetet vendore nuk pranojnë të japin një përgjigje zyrtare.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ramuti rrahu gjoksin se jua plotesoi kerkesen, me gishtin ne b.the kuptohet.
    Banoret w Holtes duhet tja kthejne gishtin Ramutit dhe tja shembin dhe muret e HECit dhe te Kryeministrise.
    Nuk ka zgjidhje tjeter.
    Shqiptaret duhet te solidarizohen ne protesta te fuqishme anti koncesion, antiPPP.
    Shembull: Studentet
    Qe kur rrezoi studentet qelbaniku Ramut mori revansh te pakthyeshem

  • Kush u tha ju se nuk do të ketë Hec mbi atë lumë ! Si tha kryeministri kur dërgoj fadromat dhe prishi digën e holtês? Nuk do të ketë ndërtim aty tha, por nuk tha se në lumin tuaj apsolutishtë nuk do ngrihen diga apo ndryshim shtrati tê rrjedhës së ujit ! Qeveria ua plotësoj shqetēsimin, e prishi ATY por shumē largë nga ATY, plotë 1000 m e 15 cm mbi të do tê lejojë një digë tjetër ! Ka një keqkuptim si duket, dhe nuk ka faj kryministri , ay thjeshtë mendoj se ju nuk e donit aty ku ishte digên, pa që do kemi hec në atë lumë ska diskutim!! Ka dhënë “kaparin” ai boti !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *